Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE nga KQZ: Numërimi i votave në kohë reale

NULL NULL
06.10.2019 21:46

? 01. 35


KQZ ka publikuar deri më tani rezultatet nga 95,21% të vendvotimeve të numëruara. Vetëvendosje po prin me 195.906 vota apo 25,72% e pasuar nga LDK-ja me 190.769 vora apo 25,05%. Në vendin e tretë është PDK-ja me 161.503 vota apo 21,21%, ndërsa koalicioni AAK-PSD ka 88.247 vota apo 11,59%. Subjektet tjera kanë  77 563 vota apo 10.09 për qind.

? 22:38

Deri tani janë numëruar 80,09 % të vendvotimeve nga 2547 sa janë gjithsej. Nga këto të dhëna, Vetëvendosja është akoma në epërsi ndaj LDK-së.

Vetëvendosja është e para me 26.02 % ose 166893 vota, LDK-ja e dyta me 25,03 % ose 160570 vota, PDK-ja e treta me 21.15 %  ose 135668 vota dhe koalicioni AAK-PSD është rradhitur i katërti me 11,66 % ose 74772 vota.

Subjektet e tjera kanë 10.20 % ose përkthyer në vota 65414.

 

 


? 22:38

Nga të dhënat që vijnë pas numërimit të 71,22 % të vendvotimeve nga 2547 sa janë gjithsej, akoma po prin Vetëvendosja me 25, 99 % ose 147647 vota.

E dyta vazhdon po ashtu të jetë LDK-ja me 25,32% ose 143822 vota.

Në vendin e tretë është PDK-ja me 21,55 % ose 122398 vota, pasohet nga koalicioni AAK-PSD me 11,75 % ose 66767 vota dhe subjektet e tjera kanë 9.83 % ose 55841 vota.

 


? 22:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në uebfaqen zyrtare po përditëson vazhdimisht të dhënat e numërimit të votave në nivel vendi.

Deri tash janë numëruar 62,07 % të vendvotimeve nga 2547 sa janë gjithsej ku deri tani po prin Vetëvendosja.

Vetëvendosja është në vend të parë me 25,80 % ose përkthyer në vota 130699, derisa LDK-ja është në vend të dytë me 25,46 % ose 128990 vota.

PDK-ja është në vendin e tretë me 21,83 % ose 110575 vota dhe pasohet nga koalicioni AAK-PSD me 60193 ose 11,88 % dhe Nisma- AKR-PD me 5,27 % ose 26712 vota.

 

 

 

 

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.