LIVE| Mblidhet Këshilli i Sigurisë, diskutohen zhvillimet në veri NULL NULL 15.06.2023 07:58 15.06.2023 07:58 Foto e përpunuar nga Klankosova.tv. Është mbledhur Këshilli i Sigurisë së Kosovës ku ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohen është veriu. Siç merr vesh Klan Kosova si temë diskutimi e këtij takimi nuk është përmendur specifikisht të jetë çështja e kidnapimit të tre policëve nga Serbia. Klani mëson se rendi i ditës së takimit është gjendja e sigurisë në veri të Republikës së Kosovës. Ndërkaq, pikë tjetër është shqyrtimi i një dokumenti tjetër për sigurinë, njofton Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS 07:58 – Nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Ka nisur mbledhja e Këshillit të Sigurisë, e cila mbahet pas situatës së kidnapimit të tre policëve të Kosovës nga Policia e Serbisë. Lajmin për Klankosova.tv se ka nisur mbledhja e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili shkurtimisht tha “po”. Kujtojmë se dje, tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë kidnapuar nga Policia e Serbisë, të cilët kanë hyrë thellë në territorin e Kosovës. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kundërshtimi i komisionit, LDK ankohet në Kushtetuese, proteston në foltore (VIDEO) 04/07/2025
Kosova Rritet numri i zjarreve – Kosova përballet me sfidën me vetëm 800 zjarrfikës! (VIDEO) 04/07/2025