LIVE | Limi banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4 NULL NULL 09.01.2026 21:10 09.01.2026 21:10 00:33 Limi banori më i ri i Big Brother VIP Kosova 4 Limi është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova. Ai u prit pa koment nga banorët, teksa jashtë bëri bujë. Përndryshe, Limi dhe Alba kanë një histori të famshme dashurie…dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë aty mes tyre. 00:28 “Çka me ka bërë ai poshtër” – Alba kaplohet nga emocionet pa e takuar ende Limin “Çka me ka bërë ai poshtër”, ka deklaruar Alba për Limin. Limi është banori më i ri i Big Brother VIP Kosova. E Alba me Limin kanë histori… 00:20 Alba shpërthen në emocione kur sheh në ekran banorin e ri: Ky është stitchi Në Big Brother sonte po hyn një banor i ri. Alba nuk e ka parë as gjysmën e tij dhe ka shpërthyer në të qara. “Ky është stitchi”, ka deklaruar ajo. 23:58 “Ta jap biberonin e djalit tim 22 vjeç” – Deklarata denigruese e Labit ndaj Elijonës Labi është kritikuar për një gjë të rëndë që ia kishte thënë Elijonës. Ai i kishte thënë asaj se do “t’ia jepte biberonin e djalit 22 vjeç”. Elijona është ndier tejet e lënduar nga komenti i Labit. 23:06 “Pas 1 jave me tradhtove” – Plas debati mes Albës dhe Ludos në PRIME Raporti midis Albës dhe Ludos ka vazhduar të degradojë. Ata janë ballafaquar në PRIME, dhe në mes tani ndodhet edhe Hygerta. 22:10 Londrimi e Olta, Klodit: E ke provoku Elijonën!!!! Londrimi i ka thënë Klodit se ai e ka provokuar qartazi Elijonën me Benitën. Klodi refuzoi kategorikisht një gjë të tillë. Por ashtu si Londrimi po mendon edhe opinionistja, Olta: 22:05 “O unë budallak nuk kam” – Elijona shpërthen ndaj Klodit, pas provokimeve me Benitën Debati i nxehtë midis Klodit dhe Elijonës ka vazhduar. Këtë herë u përmend edhe Benita dhe supozimet për provokime. Por çfarë thotë Elijona, e çfarë Klodi? 21:57 “Ma ke prish imazhin” – Elijona e ashpër me Klodin Elijona dhe Klodi po debatojnë ashpër në PRIME. Kjo e para madje e akuzon Klodin për prishje të imazhit. Ndiqni një pjesë nga diskutimi mes tyre: 21:30 ‘Ludo lojtar shumë i fortë’ – Xheneta befason me deklaratë! Xheneta erdhi në studio pasi la shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Ajo foli edhe për banorët e shtëpisë dhe tha se për disa ka ndryshuar mendim. Mes tjerash, ajo e cilësoi Ludon si lojtarë të fortë në atë shtëpi. 21:28 Xheneta injoron Labin, nuk e përshëndet nga largimi prej shtëpisë! Xhenetës i erdhi koha të lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova. Teksa po dilte, ajo u përshëndet me banorët e shtëpisë. Por ishte një të cilin e injoroi: Labin. ____________________________________________________________________ PRIME i sontëm i Big Brother VIP Kosova tashmë ka filluar. Kyçuni për të parë zhvillimet dhe debatet që pritet të ndodhin në spektaklin e përgatitur për ju. Janë paralajmëruar prurje të reja, andaj mos e humbisni këtë dhe shumë të tjera.