LIVE| Lajçak thotë se e takoi opozitën për t’i informuar mbi dialogun e Brukselit NULL NULL 24.08.2022 14:04 24.08.2022 14:04 23:23 Lajçak e priti me Coca-Cola edhe opozitën, thotë se i informoi për dialogun e Brukselit Përfaqësuesi i BE-së në dialogun e Brukselit, Miroslav Lajçak, ka thënë se në takimin që pati sot me liderët e opozitës në Kosovë, i ka informuar ata mbi negociatat me Serbinë. Për më shumë, lexoni cicërimën e plotë të Lajçakut të lëshuar në twitter: ”Në Kosovë sot u takova edhe me liderët e opozitës shqiptare të Kosovës për t’i informuar ata mbi Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. E mirëprita mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, i cili është në interesin kombëtar për Kosovën”. Në takimin e Lajçakut me opozitarët, shihet po ashtu se iu janë servuar kafe, ujë, por, edhe Coca-Colat nuk munguan ngjashëm sikurse në takimin në Bruksel. 22:50 Përveç Kurtit, Lajçak thotë se në takim qe edhe Besnik Bislimi por nuk e publikon në fotografi Ndërmjetësuesi i dialogut nga Bashkimi Europian, Miroslav Lajçak, ka njoftuar detaje mbi takimin e sotëm që pati me kryeministrin Albin Kurtin si dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi. Ai nga twitter në cicërimën e lëshuar, thotë se diskutuan për takimin e nivelit të lartë që patën javën e kaluar por edhe të tjera, përcjell Klankosova.tv. ”Me kryeministrin @albinkurti dhe zëvendëskryeministri @BislimiBesnik, ne patëm një bisedë të thellë rreth takimit të nivelit të lartë të javës së kaluar, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe rrugën përpara për Kosovën përmes dialogut”. Por, anise thotë se ishte pjesë e takimit, Miroslav Lajçak nuk ka publikuar fotografi në të cilën shihet edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi. Përveç këtë në të cilën shihet i shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar. 22:00 Lajçak: Me presidenten Osmani folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni të ri në veri Përfaqësuesi i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se me presidenten Vjosa Osmani, kanë diskutuar sot për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni në veri të Kosovës. Siç shkruan në twitter, Lajçak, përmend se këtë mision në Kosovë, e nisi bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, përcjell Klankosova.tv. ”Fillova sot misionin tim të përbashkët me DAS Escobar në Kosovë me një diskutim thelbësor me presidenten VjosaOsmani. Ne folëm për rëndësinë e shmangies së çdo tensioni të ri në veri të Kosovës”. 16:40 – Escobar pas takimit me krerët e institucioneve: Na siguruan, nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është deklaruar pas takimit që pati me krerët e institucioneve të Kosovës. Escobar, tha se krerët institucionalë kosovarë e siguruan që nuk duan përshkallëzim të situatës më 1 shtator, ditën nuk nis zbatimi i masës së reciprocitetit, njofton Klankosova.tv. “Ata na siguruan se nuk duan asnjë përshkallëzim, nuk duan dhunë në 1 shtator. Pra, tani jemi këtu sot për t’u siguruar që të gjitha ato dëshira të mira dhe gjithë ai optimizëm të përkthehen në të mirë të vendit”, tha Escobar. Escobar në këtë takim ishte i shoqëruar edhe nga homologu i tij i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. 16:20 – Escobari e Lajçaku takohen edhe me liderët e opozitës Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, janë duke vazhduar vizitën në Kosovë. Pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, emisarët janë takuar me liderët e tri partive opozitare. Në takim marrin pjesë kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. 15:59 Takimit të Kurtit me Escobarin e Lajçakun i bashkohet Kajari dhe Sveçla Takimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak i është bashkuar edhe komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. 15:30 – Nis takimi mes Kurtit, Escobarit e Lajçakut Ka nisur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar së bashku me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak. Bashkë me Escobarin e Lajçakun, në takim në kryeministri është edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, njofton Klankosova.tv. Takimi te Kurti vjen menjëherë pas takimit që të tre e patën me presidenten e vendit, Vjosa Osmani. 14:10 – Nis takimi i Osmanit me Escobarin dhe Lajçakun Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe të dërguarit të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar e emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak. Zyrtari i lartë amerikan dhe ai evropian më pas do të priten në takim edhe nga shefi i qeverisë kosovare Albin Kurti. Ndërkaq, emisari evropian do të takohet edhe me opozitën në orën 16:00 në objektin e BE-së, ndërsa një gjë të tillë e bëri mbrëmë edhe Escobar. 14:04 – Escobar dhe Lajçak arrijnë në Presidencë për takim me Osmanin Përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar kanë arritur në presidencë, aty ku do të takohen me presidenten Vjosa Osmani. Takimi i tyre pritet të nisë në orën 14:00, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Themelorja hudhi aktakuzën, Apeli urdhëron gjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan 14/06/2025
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 14/06/2025