Trump thërret për paqe, thotë se Irani pati kundërpërgjigje shumë të dobët NULL NULL 23.06.2025 18:59 23.06.2025 18:59 23:00 – Katar: Ambasada e ShBA-së heq urdhrin për qëndrimin në vend Departamenti i Shtetit i ShBA-së për Çështjet Konsullore, në lidhje me Katarin ka thënë se Ambasada e ShBA-së ka hequr urdhrin për qëndrimin në vend që ishte në fuqi më 23 qershor. Sipas këtij njoftimi, Ambasada do të rihapet më 24 qershor dhe shërbimet konsullore do të vazhdojnë pa ndërprerje, transmeton Klankosova.tv. “Hapsira ajrore e Katarit mbetet e mbyllur. Personat me plane udhëtimi duhet të monitorojnë me kujdes statusin e fluturimeve të tyre me kompanitë ajrore dhe të vazhdojnë të ndjekin njoftimet nga Qeveria e Katarit dhe lajmet lokale”. “Qëndroni vigjilentë dhe mbani një nivel maksimal të vetëdijes, pasi situata e sigurisë mund të ndryshojë shpejt”, thuhet tutje në njoftim. 22:48 – Izraeli beson se së shpejti mund të arrijë objektivat ushtarake në Iran, thotë një zyrtar Zyrtarët izraelitë po sinjalizojnë se operacionet ushtarake në Iran mund të ndalen së shpejti. Një zyrtar izraelit për CNN-in ka thënë se Izraeli beson se mund të arrijë objektivat e tij të mbetura ushtarake në Iran në ditët në vijim, gjë që mund të shënojë një armëpushim, transmeton Klankosova.tv. “Sulmet në brigjet e objektivave që shërbimet e inteligjencës mblodhën, janë afër përfundimit”, ka thënë zyrtari. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha të dielën se Izraeli është “shumë afër përfundimit” të objektivave të tij ushtarake në Iran dhe e bëri të qartë se nuk dëshiron që Izraeli të tërhiqet në një luftë rraskapitëse me Iranin. 22:15 – Tentim sulmi në Katar, Trump: Kundërpërgjigje shumë e dobët e Iranit Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump, ka reaguar pas tentim sulmit me raketa të Iranit në Katar, ku si cak ishin disa baza amerikane atje. Trump deklaroi se kjo është një kundërpërgjigje tejet e dobët e Iranit, ndaj shkatërrimit të zonave bërthamore. Ai tha se këtë kundërpërgjigje e kishin pritur. Sipas tij, atje u lëshuan 14 raketa, 13 prej të cilave u rrëzuan derisa një u lirua pasi po shkonte në cak jokërcënues, transmeton Klankosova.tv. “Jam i kënaqur të raportoj se ASNJË amerikan nuk është lënduar dhe pothuajse nuk është shkaktuar ndonjë dëm. Më e rëndësishmja, ata e kanë nxjerrë gjithçka nga “sistemi” i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE. Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftim të hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste asnjë jetë dhe askush të mos lëndohej. Ndoshta Irani tani mund të vazhdojë drejt Paqes dhe Harmonisë në Rajon dhe unë do ta inkurajoj me entuziazëm Izraelin të bëjë të njëjtën gjë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, ka shkruar Trump në Truth Social transmeton Klankosova.tv. _______________________________________________________________________________________________________ 22:02 – MPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Gjirin Persik: Tregoni kujdes të shtuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u kërkon qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Katar, Kuvajt, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendase dhe të qëndrojnë në kontakt me ambasadat shqiptare për çdo nevojë apo emergjencë. Ky apel vjen në facebook, pas përshkallëzimit të tensioneve në rajon si pasojë e goditjeve ushtarake mes SHBA-së dhe Iranit, transmeton klankosova.tv. Rreziku për destabilizim të mëtejshëm mbetet i lartë. ”Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në vendet e Gjirit Persik, të ndjekin njoftimet e autoriteteve vendase, të tregojnë kujdes të shtuar dhe të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore. Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në: AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR Email: embassy.doha@mfa.gov.al Tel: +974 77180778 AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT E-mail: embassy.kuwait@mfa.gov.al Tel: +965 94048219 AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE Email: embassy.riyadh@mfa.gov.al Tel: +966501422449 AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE Email: embassy.UAE@mfa.gov.al Tel: +971 50 980 7881”. 21:40 – Udhëheqësi suprem i Iranit thotë se nuk do të pranojë agresion nga askush Udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei ka thënë se Irani nuk e ka dëmtuar askënd. Ai përmes një postimi në X është shprehur se Irani nuk do të pranojë agresion “nga askush në asnjë rrethanë”, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Ali Khamenei gjithashtu tha se Irani nuk do t’i nënshtrohet agresionit të askujt dhe se sipas tij, kjo është “logjika” e kombit iranian. 20:58 – Katari: Nuk ka arsye për shqetësim Ministria e Jashtme e Katarit ka lëshuar një deklaratë duke pohuar se situata e sigurisë në vend mbetet e qëndrueshme dhe nuk ka arsye për shqetësim. “Ministria thekson rëndësinë e mos shpërndarjes së thashethemeve ose qarkullimit të informacionit të pasaktë”, thuhet në deklaratë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Kjo ministri gjithashtu është shprehur se do të koordinohet me autoritetet e tjera të Katarit për “sigurinë e qytetarëve dhe banorëve dhe për të ruajtur normalitetin e jetës publike”. 20:53 – Tentim sulmi i Iranit në Katar, Hoxhaj: Akt i rëndë që sfidon rendin ndërkombëtar Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tentim sulmit me raketa të Iranit në Katar, ku cak ishin disa baza amerikane. Hoxha këtë e cilësoi si një akt të rëndë agresioni që synon destabilizimin e rajonit dhe sfidimin e rendit ndërkombëtar. “Vlerësoj reagimin e shpejtë dhe të koordinuar të SHBA-së dhe Katarit. Në këto momente sfiduese, qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit global”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv. Ndërkohë nuk raportohet për ndonjë viktimë apo të plagosur. Ministria e Jashtme e Katarit, njoftoi se ka ndërprerë me sukses sulmin me raketa që synonte Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar. 20:44 – Dëgjohen shpërthime në Teheran Po raportohet se janë dëgjuar shpërthime në Teheran. Banorët atje e Teheranit lindor dhe verilindor janë shprehur se kanë dëgjuar shpërthime, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Media iraniane gjithashtu kanë raportuar se mbrojtja ajrore është aktivizuar në kryeqytet. 20:18 – Pentagoni: Nuk ka raportime për viktima nga ShBA-ja Pentagoni sapo ka konfirmuar se baza Al Udeid u sulmua nga raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme të nisura nga Irani. Një zyrtar i mbrojtjes vuri në dukje se deri më tani nuk ka raportime për viktima amerikane nga sulmi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Zyrtari tha se zyrtarët e mbrojtjes po e monitorojnë ende situatën dhe do të japin më shumë informacione në vazhdim. 20:15 – SHBA largoi ditë më parë aeroplanët nga baza që Irani e targetoi me raketa Javën e kaluar avionët amerikanë u zhvendosën nga Baza Ajrore Al Udeid në Katar, raporton CNN. Sipas CNN, transmeton Klankosova.tv, aeroplanët u zhvendosën përpara se Irani të niste një sulm me raketa në Al Udeid të hënën, në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj objekteve të saj bërthamore gjatë fundjavës. Dy zyrtarë të mbrojtjes i thanë CNN javën e kaluar se aeroplanët u dërguan në vende të tjera si pjesë e përpjekjeve të ushtrisë amerikane për të mbrojtur asetet dhe pajisjet e saj në Lindjen e Mesme mes konfliktit midis Iranit dhe Izraelit. Për më tepër, të gjitha anijet e Marinës Amerikane që ishin vendosur përpara në Aktivitetin e Mbështetjes Detare në Bahrein, baza e Marinës Amerikane në vendin ishullor – u larguan nga porti javën e kaluar. Nuk është e qartë se ku shkuan aeroplanët dhe anijet. /Klankosova.tv 20:09 – Irani tentoi ta sulmojë bazën Al Udeid në Katar që strehon 8 mijë trupa amerikanë Baza Al Udeid, e cila ishte cak në tentim sulmin nga Irani, është e vendosur pranë kryeqytetit të Katarit, Doha dhe shërben si seli e operacioneve ajrore të Komandës Qendrore të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe strehon gati 8 mijë trupa amerikane. Forcat britanike gjithashtu kalojnë me rotacion nëpër bazë, e cila nganjëherë quhet Aeroporti i Abu Nakhlas. Objekti aktualisht shërben si seli dhe bazë logjistike për operacionet amerikane në Irak dhe gjithashtu përfshin pistën më të gjatë të uljes ajrore në rajonin e Gjirit, shkruan BBC, transmeton Klanksoova.tv Katari u dha Shteteve të Bashkuara akses në bazën Al Udeid në vitin 2000. Pasi amerikanët morën përsipër menaxhimin e bazës në vitin 2001, Në vitin 2024, CNN raportoi se SHBA-të arritën një marrëveshje për të zgjatur praninë e tyre ushtarake në Katar për 10 vjet të tjera. 20:07 – Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë: Administrata Trump po parashikonte hakmarrje nga Irani Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për CNN ka thënë se Administrata Trump po parashikonte që Teherani do të hakmerrej pas sulmeve të ShBA-së në vendet bërthamore iraniane gjatë fundjavës dhe presidenti nuk dëshiron më shumë angazhim ushtarak në rajon “Ne e dinim se ata do të hakmerreshin”, është shprehur ai. Zyrtari tha se vlerësimet fillestare ishin se raketat nuk goditën objektivat e tyre të synuara, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Ministria e Mbrojtjes e Katarit tha se mbrojtja e saj ajrore kapi një sulm raketor iranian në bazën ajrore amerikane në vend. 19:40 – Katari konfirmon: Ndërpremë me sukses sulmin ajror iranian drejt bazave amerikane Irani ka lëshuar disa raketa në kryeqytetin e Katarit, Doha. Cak i këtij sulmi dyshohet të kenë qenë Ambasada dhe baza amerikane atje, transmeton Klankosova.tv. Pas këtij zhvillim ka reaguar edhe shteti i Katarit, që përmes një njoftimi nga Ministria e Jashtme ka bërë të ditur se kanë ndërprerë me sukses sulmin ajror iranin drejt bazave amerikane. Në njoftim thuhet se mbrojtja e saj ajrore ka kapur me sukses një sulm me raketa që synonte Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar. Nga ky sulm nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar, shkruan CNN transmeton Klankosova.tv. Katari sot e ka mbyllur hapësirën ajrore pas informacioneve se irandi do të godiste bazën Al-Udeid. _______________________________________________________________________________________________________ 19:35 -Sulmi me raketa nga Irani, Ministria e Mbrojtjes në Katar: Nuk raportohet për viktima Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e sotme mbi kryeqytetin e Katarit, Doha. Sipas raportimeve nga burimet ndërkombëtare, Irani ka nisur një sulm me raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në rajon. Pas këtij sulmi ka reaguar edhe Ministria e Mbrojtjes së Katarit. Në njoftim thuhet se mbrojtja e saj ajrore ka kapur me sukses një sulm me raketa që synonte Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar. Nga ky sulm nuk raportohet për të vdekur apo të lënduar, shkruan CNN transmeton Klankosova.tv. Katari sot e ka mbyllur hapësirën ajrore pas informacioneve se irandi do të godiste bazën Al-Udeid. 19:19 – Trump paralajmëron Rusinë: SHBA do përdorë armët më vdekjeprurëse nëse furnizoni Iranin me koka bërthamore! Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se SHBA-ja do të përdorë “armët më të fuqishme dhe më vdekjeprurëse që janë ndërtuar ndonjëherë”, nëse Rusia vendos t’i furnizojë Iranin me koka bërthamore. Dy ditë pasi SHBA-ja kreu sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane, Trump komentoi një deklaratë të Rusisë dhe lëshoi një paralajmërim ndaj Moskës, transmeton klankosova.tv. ”A dëgjova mirë ish-presidentin Medvedev nga Rusia, që në mënyrë të lehtë po fliste për ‘fjalën me N’ (Nuclear!), duke thënë se ai dhe vende të tjera do t’i furnizonin Iranit koka bërthamore?” shkruajti Trump në platformën e tij Truth Social. ”A e tha vërtet këtë, apo është thjesht imagjinata ime? Nëse e ka thënë dhe kjo konfirmohet, më njoftoni menjëherë”, shtoi ai. Trump vazhdoi: ”Fjala me ‘N’ nuk duhet të përdoret kaq lehtë. Mendoj se për këtë arsye Putini është ‘Bosi i Madh’. Ai vazhdoi duke lavdëruar sulmet ajrore të SHBA-së ndaj Iranit të shtunën, që përfshinin hedhjen e bombave ‘shkatërruese të bunkerëve’ në fabrikën e pasurimit të uraniumit në Fordow. Dhe Trump sugjeroi se armiqtë ende nuk kanë parë armët më të fuqishme të Amerikës. ”Ndërkohë, nëse dikush mendon se ‘hardueri’ ynë ishte i jashtëzakonshëm gjatë fundjavës, pajisjet më të forta dhe më të mira që kemi, 20 vite më përpara se të tjerët, janë nëndetëset bërthamore”, shkroi Trump. ”Ato janë armët më të fuqishme dhe më vdekjeprurëse që janë ndërtuar ndonjëherë, dhe sapo kanë lëshuar 30 raketa Tomahawk — të gjitha 30 goditën saktësisht objektivin e tyre”. _______________________________________________________________________________________________________ Shpërthime në Doha, Irani lëshon 6 raketa drejt bazave amerikane në Katar Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mbrëmjen e sotme mbi kryeqytetin e Katarit, Doha, ndërkohë që burime ndërkombëtare raportojnë se Irani ka nisur një sulm me raketa ndaj bazave ushtarake amerikane në rajon. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, autoritetet e Katarit kanë mbyllur hapësirën ajrore si masë sigurie, transmeton klankosova.tv. Ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar në Doha u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të qëndrojnë të strehuar dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. Një gazetar i Axios, duke cituar një zyrtar izraelit, ka raportuar se Irani ka lëshuar gjashtë raketa me objektiv bazat amerikane në Katar. Ndërkohë, Sky News bën të ditur se edhe baza të tjera amerikane në Irak mund të jenë shënjestruar. Nuk ka ende konfirmime zyrtare për dëme apo viktima. Situata mbetet e paqëndrueshme dhe po zhvillohet me shpejtësi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Sulmi i Iranit në Katar, Ahmeti: Shkelje e sovranitetit të një shteti që është angazhuar për paqe (VIDEO) 14 minuta më parë
Kosova Ahmeti: Izraeli është agresor dhe okupues që është ndërtuar mbi gjenocid ndaj palestinezëve (VIDEO) 16 minuta më parë