Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE: Kaderi – banorja më e re e Big Brother VIP Kosova 2(VIDEO)

NULL NULL
17.11.2023 20:00

02:05 – Banorja e re, Kaderi: E di që do t’u pëlqej të gjithëve, do ta bëj hallakamë brenda (VIDEO)

Konkurrentja më e re e Big Brother VIP Kosova është Kader Kicaj.

Në klipin e saj prezantues, ajo u shfaq përplot vetëbesim, derisa ka theksuar se brenda “do ta bëjë hallakamë”, pa pasur mëdyshje se do t’u pëlqejë djemve të shtëpisë.

“Do ta bëj hallakamë, e di që do t’u pëlqej të gjithëve”, ka thënë ajo pos tjerash.

Për të kuptuar më shumë rreth Kaderit, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


01:57 – “Ja paska vlejt pritja” thotë Ganiu sapo hyri Kaderi (VIDEO)

Me të hyrë banorja më e re e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Kaderi ka marrë vëmendje goxha të madhe nga banorët e tjerë.

Prej tyre që u shpreh më së shumti ishte Ganiu. Ai tha se më nuk ka nevojë të bëhen hyrje të tjera në shtëpi dhe se mjafton Kaderi.

Bile ai në një moment u shpreh: “Ja paska vlejt pritja”./Klankosova.tv


01:54 – Kaderi hyri në Big Brother VIP Kosova 2 , banorja më e re (VIDEO)

Kaderi është banorja më e re që është future sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2.

Me të hyrë ajo bëri një bujë tek banorët e tjerë të cilët me vrap dolën e mirëpritën dhe e përshëndetën.

Ndër të parët që i foli ishte Ganiu. Për më shumë detaje ndiqni videonë më poshtë:


01:50 – Mane – Domenikut: Ke shënuar histori, do të kujtohesh gjatë (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, ka folur për lojën e Domenikut brenda shtëpisë më të madhe të vendit, pasi ai sonte ishte banori i fundit që u largua.

Mane tha se Domeniku e pati një lojë të mirë dhe dha shembull nga aty brenda.

“Nuk duhet të dilje kaq shpejtë sepse energjia jote në fillim dhe energjia te dera kur largoheshe ishte plotë energji”.

“Ti bëre histori në spektaklin e mbarë shqiptar, jo vetëm për origjinënn tënde, por edhe për gjuhën shqipe që flet”, ka thënë Mane./Klankosova.tv


01:48 – Domeniku thotë se “mungesa e njohjes së gjuhës shqipe e penalizoi në rrugëtimin në BBVK” (VIDEO)

Domeniku është banori më i fundit i eliminuar nga Big Brother VIP Kosova – e daljen e tij nga shtëpia e “Vëllait të Madh” s’e pritën edhe mirë konkurrentët e tjerë.

Ata janë emocionuar e mërzitur goxha shumë për Domenikun, me të cilin janë shoqëruar që prej hyrjes së tij në BBVK.

E kur Domeniku u shfaq në skenën gjigantë nga ku transmetohen netët ‘Prime’, ai e cilësoi njohjen e kufizuar të gjuhës shqipe, si një prej arsyeve që mund të jetë penalizuar në këtë aventurë televizive.

Për më shumë detaje, ndiqini videot në linçet e mëposhtme.


01:43 – Besi surprizohet nga gruaja e tij Valira në Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Një befasi goxha speciale e ka pritur sonte Besin nga Vëllai i Madh.

Atë e vizitoi gruaja e tij Valirja brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Kjo gjë e lumturoi tej mase Besin i cili përqafoi dhe e puthi bashkëshorten e tij.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


01:30 – 10-vjet përpjekje për t’u bërë prindër, Besi rrëfehet për sakrificat e Valirës (VIDEO)

Sonte Besi pati një rrëfim goxha të gjatë dhe emocional për jetën e tij.

Ai tregoi se i humbi në moshë shumë të re të dy prindërit e tij.

E pos kësaj, ai foli edhe për sfidën dhe përpjekjet e tij për t’u bërë prindër me gruan Valiren.


01:19 – Prezantohet klipi emocional i Besit, rrëfimi mbi sfidat që ia solli jeta (VIDEO)

Përgjatë spektaklit ‘Prime’ është transmetuar një video material që përfshinë një rrëfim emocional nga Besi.

Brenda këtij materiali, ai ka folur mbi sfidat dhe vështirësitë që është përballur në jetë, duke përfshirë kujdesin për prindërit e tij që prej kur kishte qenë fëmijë, dhe jo vetëm.

Besi ka treguar edhe sesi e kishte përjetuar humbjen e prindërve të tij, me të cilët, thotë se ka qenë shumë i lidhur, derisa zbulon edhe problemet e tij dhe të gruas së tij për të arritur që të marrin epitetin e të qenit prindër.

Ndiqeni rrëfimin emocional të Besit, përmes videos në linkun e mëposhtëm.


01:17 – Besi rrëfen vështirësitë se si fëmijë kujdesej për prindërit (VIDEO)

Një rrëfim i rrallë e emocional sonte u shpalos në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 2 nga Besi.

Aktori tregoi i ka humbur të dy prindërit shumë të rinj, dhe se të dy patën sëmundje të rënda.

Besi u shpreh se kjo gjë e ka bërë të fortë në jetë, ndonëse është një histori e vështirë e jetës së tij./Klankosova.tv


01:12 – Domeniku eliminohet nga Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Publiku përmes televotimit ka vendosur që banori që menjëherë duhet ta ndërpresë garën për çmimin e madh në Big Brother VIP Kosova është Domeniku.

Domeniku bëhet konkurrenti i katërt pas Brikendës, Ledit dhe Metit (i përjashtuar) që eliminohet nga kasti i BBVK-së.

Nga eliminimi i kësaj jave shpëtuan, Alba, Blero, çifti Adri-Iliriana, Buci dhe Linda.


01:11 – Fishekzjarre për ditëlindjen e Lumbardhit, ndriçohet qielli mbi Klan Arena (VIDEO)

Një mori befasish sonte e pritën Lumbardhin në natën e ditëlindjes së tij.

Pos që i takoi prindërit e tij, për të u hodhën fishekzjarre.

Qielli u ndriqua mbi Klan Arenë edhe për Albyn e vajzën e saj, Zazën.

Lumbardhi dhe Alby sonte fituan sfidën e vallëzimit me ‘tango’ nga Comodita Home./Klankosova.tv


01:04 – Alby dhe Lumbardhi në Klan Arena vallëzojnë ‘tango’ në kuadër të “Sfidës së Comodita Home” (VIDEO)

Dy konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi dhe Alby kanë prezantuar vallëzimin e tyre të përgatitur në kuadër të “Sfidës së Comodita Home”.

Performanca ishte nga ato profesionalet, falë leksioneve që dyshja kanë marrë nga profesionistët e fushës gjatë javës.

Alby u shfaq me një fustan të kuq, që i nxirrte në pah format e lakmueshme trupore, derisa Lumbardhi ishte i veshur me rroba solemne.

Për ta shijuar performancën, e Lumbardhit dhe Alby, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


01:02 – Prindërit surprizojnë Lumbardhin për ditëlindjen e tij (VIDEO)

Befasitë sonte nuk patën të ndalur në natën e ditëlindjes së Lumbardhit.

Ai pos që e fitoi bashkë me Albyn sfidën e Comodita Home, atij erdhi edhe një suprizë nga prindërit e tij.

Ata të dy e panë performancën e tij në Klan Arena dhe e përqafuan e i uruan ditëlindjen.

Ky ishte një moment emocionues për të gjithë Lumbardhin e prindërit e tij, të cilët i dhanë kurajo që të vazhdojë me lojën dhe se janë krenar me të./Klankosova.tv


00:56 – Mane i jep komplimente për dukje Santianës, thotë se është seksi (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, sonte e ka komplimentuar Santianën për dukjen e saj në ‘Prime’.

Banorja ka te veshur një fustan ngjyrë të verdhë që ia vë në pah linjat e saj trupore.

Mane i tha se duket seksi dhe tërheqëse: “Temperaturat jashtë po ulen, por aty brenda po ngriten”./Klankosova.tv


00:53 – Ledi Vokshi me koment thumbues mbi deklaratat e Lindës për “mesazhet e estradës” (FOTO

Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Ledi Vokshi ka bërë një reagim karshi pretendimeve të Lindës, një banore aktuale e kastit, pasi që kjo e fundit ka thënë se “ka pranuar mesazhe nga këngëtarë të ndryshëm të estradës”.

“50 Cent, a të ka shkru?”, ka qenë komenti i Ledit, shoqëruar me një ‘emoji’ të qeshjes.

Me sa duket ky ishte një reagim ironik ndaj deklaratave të Lindës dhënë gjatë javës si dhe në darkën e banorëve të nominuar.


00:52 – Linda thotë se nuk e ka përmendur që Ledri i ka shkruar në Snapchat (VIDEO)

Linda Halimi i ka mohuar akuzat se kishte thënë që këngëtari Ledri Vula i ka shkruar në rrjetin social Snapchat.

Ajo tha se këtë nuk e ka deklauar asnjëherë, dhe se Buci ishte ai që e kishte pyetur se mos i ka shkruar edhe ai pas deklaratës së saj se e gjithë estrada shqiptare i ka shkruar asaj.

Kjo gjë e ka nervozuar tej mase këngëtaren kur iu tha se ka pohuar se Ledri i ka shkruar./Klankosova.tv


00:48 – Lumbardhi dhe Alby drejt Klan Arenës për të performuar ‘tango’ (VIDEO)

Konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Lumbardhi dhe Alby për herë të parë që prej 20 tetorit kanë dalë jashtë hapësirave të shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Një veturë po i priste dyshen për t’i dërguar ata në hapësirat e KlanArenës, ku edhe kanë prezantuar vallëzimin ‘tango’.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:45 – Anita e ashpër me Lindën: Po hedh gurë e po e fsheh dorën (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, e ka kritikuar Lindita Halimin për lojën që është duke bërë brenda shtëpisë më të madhe në vend.

Ajo e pati fjalën për deklaratat e Linditës brenda shtëpisë të cilat i ka thënë.

“E ke shumë gabim o shpirt, për lojën e ndytë që je duke e bërë hedh gurë e fsheh dorën kjo e patolerueshme”, ka thënë Haradinaj.

Lindita ka deklaruar se Blero para 13-vjetëve i kishte kërkuar që të shkonte në dhomë të hotelit, ajo edhe kishte thënë se mendon që Azemi ka ndjenja për të, kurse së fundimi ka pohuar se të gjithë nga estrada kosovare i kanë shkruar në Snapchat.


00:23 – Blero: S’po di a jom në reality show a ku? (VIDEO)

Blero sërish është nervozuar nga deklarata e Lindës që e ka përsëritur se ai i ka kërkuar që të shkojë para 13 vjetëve në dhomën e hotelit të saj.

Këngëtari ka kërkuar që kjo më të mos komentohet dhe përsëritet nga banorët e tjerë, dhe as Linda.

“Nuk e di a jam në iluzion apo në një shtëpi që është një shou”, ka thënë Blero./Klankosova.tv


00:14 – Buci – Lindës: Zbute pak, thuaj bile që gjysma e estradës të ka shkru, jo krejtë (VIDEO)

Buci e ka kritikuar Lindën për deklaratën e saj ku ka thënë se i kanë shkruar e gjithë estrada.

Ai tha se nuk është e mundur kjo aspak që t’i shkrujanë e gjithë estrada shqiptare asaj.

“Zbute pak, thuaj bile që gjysma e estradës të ka shkru, jo krejtë”, ka thënë Buci./Klankosova.tv


00:13 – Deklaratat e papritura që u thanë në darkën e të nominuarve (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me momentet më domethënëse nga darka e banorëve të nominuar.

Darka, e mbajtur mbrëmë, ka prodhuar një sërë debatesh, përfshirë komentimin e përplasjes Linda-Blero, thumbimet e Bucit karshi Bleros.

Pyetje pikante kishte edhe për çiftin Iliriana-Adri, derisa atyre nuk iu shpëtoi as Alba.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


00:05 – Linda: S’jam e vetmja që më shkruajnë këngëtarët, e nisin me bisedë pune e pastaj duan diçka tjetër (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Linda ka komentuar pjesën e bisedave të saj me banorët e tjerë, ku ka pretenduar se plot artistë nga industria e muzikës i kanë shkruar në rrjete sociale.

Sipas Lindës nuk është diçka e pazakontë të pranojë porosi të tilla nga estrada.

“Nuk mendoj se është diçka shokuese me të shkrujt dikush nga estrada, se estradë kam qenë vet. S’jam e vetmja femër që i shkruajnë në industri të muzikës, bisedën e fillojnë me punë dhe pastaj shprehin se duan diçka tjetër”, ka thënë ajo pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:53 – Edona: Kur më shkruajnë burrat e martuar, ua bëjë bllok (VIDEO)

Kjo javë u solli diskutime dhe debate banorëve të shtëpisë nga një prank që u kanë bërë Edona dhe Adri.

Kjo erdhi si ide nga Adri për ta bërë xheloze Ilirjanën të fejuarën e tij se kinse Edona ka pëlqim ndaj tij.

E kur kjo u kuptua sonte në ‘Prime’ se është prank, Edona ka thënë kurrë nuk do t’ia bënte një gjë të tillë që t’ia merrte bashkëshortin dikujt.

“Kur më shkruajn burrat e martuar, ua bëjë bllok”, ka thënë Edona./Klankosova.tv


23:49 – Alby befasohet nga “Vëllai i Madh”, i mundëson një bisedë telefonike me vajzën e saj (VIDEO)

Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova ka qenë goxha special, dhe një surprizë e lezetshme e shumë emocionuese nga “Vëllai i Madh”, arriti për Albyn.

Në një moment, në shtëpi u dëgjua zilja e telefonit, e dedikuar për Albyn – dhe porsa ajo e hapi telefonin, e kuptoi se në linjë ishte vajza e saj.

Përgjatë bisedës me të voglën e saj, Alby është pushtuar nga emocione të forta, derisa ka shpërthyer edhe në lot.

Biseda është zhvilluar në gjuhën angleze, ngase bija e Albyt nuk e njeh mirë gjuhën shqipe.

Për më shumë detaje nga biseda nënë e bijë, ndiqeni videon në linkun e mëposhtme.


23:48 – Edona bën prank për banorët, pretendon se ka filluar t’i pëlqej Adri (VIDEO)

Kjo javë u solli diskutime dhe debate banorëve të shtëpisë nga një prank që u kanë bërë Edona dhe Adri.

Kjo erdhi si ide nga Adri për ta bërë xheloze Ilirjanën të fejuarën e tij se kinse Edona ka pëlqim ndaj tij.

Për këtë prank nuk kishte informacione asnjë prej banorëve të tjerë të shtëpisë dhe gjatë të tërë kohës i komentonin veprimet e tyre.

E kjo gjë e bëri tej mase për disa ditë Ilirjanën xheloze, bile në një moment me shaka kishte thënë se është beqare./Klankosova.tv


23:44 – “Mia Cosmetic” dhe “Loris Parfume” me dhurata unike për banorët e BBVK2-së (VIDEO)

Dhuratat dhe befasitë nuk kanë të ndalur në asnjë moment për banorët e shtëpisë më të madhe në vend.

Sonte në këtë ‘Prime’ të së premtes në Big Brother VIP Kosova erdhën dhurata për banorët nga “Mia Cosmetic” dhe “Loris Parfume”.

“Mia Cosmetic” u solli dhurata vajzave të shtëpisë, të cilat u gëzuan pa masë për këtë gjë.

Kurse “Loris Parfume” ka menduar për djemtë që t’u sjellë aroma unike secilit./Klankosova.tv


23:40 – Pozicioni i Albës me meshkujt, acaron Bleron (VIDEO)

Blero ka thënë për Albën se “është egoiste nëse nuk e zgjedh njërin nga meshkujt, me shpëtu gjithë njerëzimin”.

Alba i tha Bleros se “a dëshiron me fol me Bledin tash, dëshiron të pajtohesh”.

Ai iu përgjigjë duke i thënë se nuk ka lidhje me Bledin kjo.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:39 – Dini i kërkon Edonës ta thotë alfabetin e gjuhës shqipe, Edona e tregon fjalën më të zorshme (VIDEO)

Gjatë javës, Vëllai i Madh e kishte obliguar Bucin të jetë në rolin e profesorit të gjuhës shqipe.

Ai për nxënës kishte dy banorë të shtëpisë që kanë problem të flasin gjuhën shqipe, ata ishin Edona dhe Domeniku.

Të dy ata kishin mësuar alfabetin shqip në orën e “profesor Bucit”.

E kjo gjë u diskutua edhe në ‘Prime’-n e së premte, Edona u pyet ta thotë alfabetin e gjuhës shqipe, bile në një moment ajo u pyet se cila është fjala më e rëndë shqipe për të.


23:37 – “Azemin, Blerandon apo Lumbardhin?”, Mane kërkon përgjigje nga Alba (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, në një bisedë me Albën, i ka marrë asaj një shembull interesant.

Mane ka insistuar të marrë përgjigje nga Alba, duke i thënë asaj – “po të ishte në një ishull, dhe bota të përmbytej, katër persona të shpëtonin, ti – Azemi, Lumbardhi, Blerando – kë do zgjidhje për ta shpëtuar njerëzimin?”.

Përgjigjen e Albës e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.


23:34 – Buci në çdo situatë duke nxitur përplasje mes banorëve, ky klip flet shumë për lojën e tij (VIDEO)

Në këtë ‘Prime’ të se premtes është shfaqur një video-klip ku janë përmbledhur momente të ndryshme të Bucit.

Ai në shtëpi shihet se u vë “flakën” mes vete banorëve të tjerë për të debatuar e përplasur me njëri-tjetrin dhe largohet nga aty.

Për të parë disa prej këtyre momenteve shikoni videon më poshtë:


23:31 – Azemi për Blerandon: Se di çka po do me thanë (VIDEO)

Blerando i ka thënë Azemit se është duke i bërë presion Albës për pëlqimin që ka shprehur ndaj saj.

Në një moment Azemi i reagoi dhe i tha se kjo deklaratë e tij nuk është shumë e duhur.

“Është mendim i tij e respektoj, por nuk e di ku do të dalë me këtë”, ka thënë Azemi./Klankosova.tv


23:26 – “Presion i tepërt” Alba, nuk arrin t’i ndalë lotët në dhomën e rrëfimit (VIDEO)

Sonte në ‘Prime’, Alba ka filluar të qajë për shkak se u ndje e prekur nga deklaratat që i thanë banorët e tjerë.

Ajo u prek dhe ka qarë për një kohë të gjatë, në dhomën e rrëfimeve ajo tha se gjatë tërë kohës është munduar që të mos bëjë askënd të ndjehet keq nga ajo.

Krejt kjo deklaratë e saj vjen pasi u akuzua se nuk është e sinqertë me djemtë e shtëpisë që kanë shprehur pëlqim për të./Klankosova.tv


23:24 – Mane: Lot krokodili janë ata të Albës, është aktore amatore (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane e ka thumbuar Albën përgjatë komentimit të lojës së saj brenda kësaj aventure televizive.

Mane e ka quajtur Albën “aktore amatore”, derisa pjesën ku ajo qau pas sqarimeve me Azemin dhe Blerandon, Bledi duket të mos e ketë besuar.

“Lot krokodili ishin ata”, ka thënë Mane.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:08 – Santiana: Alba shumë e butë, po të isha unë do t’ia kisha këput ‘tak-tak’ (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Santiana gjatë natës së sotme ka reaguar karshi shpalosjes së karakterit të Albës dhe vendosjen e saj të vizave të kuqe kundrejt Lumbardhit dhe Azemit.

Në fakt, ajo e ka kritikuar Albën për butësinë e saj, derisa ka thënë, se po të ishte në vendin e saj, do të tregohej shumë më strikte.

“Alba është aq e butë saqë kjo merret për dobësi, se të isha unë ia kisha këput tak-tak”, ka thënë ajo pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:03 – Gani Gërmia i thotë fjalët që s’i tha askush për Albën, ajo fillon të qajë (VIDEO)

Ganiu ka thënë fjalë të mira për Albën dhe karakterin e saj që ka treguar në shtëpinë më të madhe të vendit.

Ai ka deklaruar se ajo është treguar e sjellshme dhe e sinqertë me banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova 2.

“Ka qenë një person i sinqertë, natyra dhe butësia e saj po përdoret nga banorët e tjerë”.

“Ajo është e sjellshme me të gjithë të tjerët”, ka thënë Ganiu.

Pas këtyre fjalëve Alba ka filluar të qajë./Klankosova.tv


22:59 – Tensionohet debati mes Bleros dhe Gani Gërmisë në ‘Prime’ (VIDEO)

Ganiu dhe Blero sot kanë debatuar në ‘Prime’ për Albën dhe mendimet e tyre për të.

Blero e quajti Albën se nuk është e sinqertë me Azemin dhe veten e saj.

Kurse, Ganiu këtë e kundërshtoi dhe tha se nuk ka mendim të tillë për Albën.

E kësaj deklarate i reagoi Blero duke i thënë që të mos ia përmend emrin./Klankosova.tv


22:56 – “A është në BBVK veç për Albën?”, përgjigjet Azemi (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova Azemi, ka thënë se i pëlqen të rri afër Albës.

I pyetur nga prezantuesja Jonida Vokshi, “A mendon se je lojë për Albën siç ishte shprehur vet Azemi?”, ai nuk e pranoi dhe tha se “ka qenë i nxehur”.

Poashtu ai tha se “dhuratat dhe krejt këto gjëra i kemi bisedu me Albën, si shok ndoshta flasim  por ato sene të tjera jo”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22: 55 – Blero – Albës: Nuk je e sinqertë (VIDEO)

Blero e ka shprehur mendimin e tij për Albën dhe Azemin, si dhe relacionin e tyre.

Ai tha që Alba nuk është e sinqert dhe mendon se ajo ka pëlqim për Azemin.

“Unë mendoj që Alba ka presion por sinqerisht nuk më ka ndodhur të flasë me ty direkt si banore”.

“Mendoj që duhesh të tregosh tamam siç është, mendoj që nuk je e sinqertë”, ka thënë Blero./Klankosova.tv


22:52 – “S’kam hyrë në BBVK të krijoj një lidhje dashurie, nuk dua të njihem për këso gjërash”, thotë Alba (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alba, ka reaguar pasi shumë prej banorëve i quajtën atë “aktore”, për shkak të mos vendosshmërisë së saj në lidhje me Azemin dhe pëlqimet e tjera që i janë shprehur.

Ajo e ka mohuar të jetë duke aktruar, derisa ka theksuar se nuk është bërë pjesë e BBVK-së, për të nisur një romancë të re.

“Nuk jam aktore, nuk jam duke aktruar, po të doja, do luaja me ndjenjat e secilit, nuk dua të njihem në këtë lojë për këto gjëra, se s’kam ardhur për të krijuar një lidhje dashurie” , ka thënë ajo pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:49 – Shqipja për Azemin: Është djalë serioz dhe më pëlqen (VIDEO)

Shqipja ka folur lidhur me raportin e Albës dhe Azemit pasi ky i fundit ka treguar pëlqim ndaj banores.

Shqipja ka thënë se ka ndërruar mendim për Azemin dhe i duket djalë i mirë.

“Kam ndërruar mendim për Azemin, kam folur keq për të”.

“ I kam dhënë vetes time mundësi për ta njohur dhe më pëlqen si tip, është djalë serioz dhe më pëlqen”, ka thënë Shqipja./Klankosova.tv


22:43 – Pos me Azemin, Alba sqarohet edhe mbi relacionin me Blerandon (VIDEO)

Gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alba pos raportin karshi Azemit, një sqarim ka dhënë edhe në lidhje me relacionin me Blerandon.

Ajo i ka mohuar pretendimet se mund ta ketë përdorur Blerandon dhe vallëzimin për ta bërë xheloz Azemin.

Po ashtu, ka bërë të ditur se nuk egziston asnjë lloj kimie mes saj dhe Blerandos, përpos raportit si miq.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:37 – Alba: Duke u njohur tutje me Azemin, e kam kuptuar se mund të jemi vetëm miq (VIDEO)

Ashtu si në darkën e të nominuarve, konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Alba e ka ritheksuar qëndrimin e saj në raport me Azemin.

Ajo ka thënë se duke u njohur më shumë me Azemin, ka filluar të reflektojë mbi atë se si e sheh vetë ajo konkurrentin në fjalë.

Kësisoj, Alba thotë se në biseda kanë venë re që jetën “e shohin shumë ndryshe nga njëri-tjetri”, prandaj aktualisht e sheh veç “si shok”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:31 – Kriza në marrëdhënien Alba-Azem, dëshmohet përmes një klipi (VIDEO)

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video klip me protagonistë, Albën dhe Azemin.

Dyshja, mes të cilëve pati disa shkëndija, pasi që Azemi ia pati shprehur Albës ndjenjat e tij, kanë përjetuar një krisje së fundmi.

Kësisoj, Azemi nuk ka reshtur t’ia shprehë ndjenjat e tij Albës, përfshirë edhe ato të xhelozisë – derisa kjo e fundit, ka vazhduar ta nënvizojë që nuk ndjen më shumë se miqësi.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:28 – Banorët i gëzohen kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024 (VIDEO)

Gëzimi dhe lumturia janë shtuar pa masë sonte në ‘Prime’ tek banorët pas një lajmi që e morën.

Ata duartrokitën dhe brohoritën për një herë pasi e morën lajmin nga Alaudin Hamiti se Shqipëria ka arritur që të kualifikohet për në Euro 2024.

Kjo erdhi pas barazimit që e pati në lojën e sotme me Çekinë.

Pas këtij lajmi, e ka pyetur Edonën a e di se çfarë do të thotë kualifikimi për në Euro 2024. Përgjigja e saj e bëri atë qesh tej mase.


22:22 – Mane me komplimente për Monikën: Vërtetë je një grua e martuar, por sonte dukesh shumë bukur (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Monika ka zbuluar versionin e saj të historisë së përplasjes Meti-Blerando.

Pasi që Monika ishte në ambientet e tualetit në momentet e eskalimit të situatës, ajo e ka kritikuar Blerandon për rritjen e tonit të zërit.

Në anën tjetër, deklaratës së Monikës i ka reaguar opinionisti Bledi Mane, i cili kësaj radhe e ka komplimentuar banoren.

“Je grua e martuar, por je shumë e bukur”, i ka thënë Mane, Monikës.


22:19 – Anita – Blerandos: Mos provoko dhunë! (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 2, Anita Haradinaj, e ka këshilluar Blerandon që të mos i provokojë banorët e tjerë.

“Në çdo familje mund të ketë debate edhe kontfrontime dhe gjithçka”.

“Dhuna nuk është mjeti i duhur për të zgjidhur problemet. Blerando the me kastile ia kam dhënë Metit rolin me i pastru tualetet”.

“Mos provoke dhunë sepse nuk është e hijshme”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv


22:15 – Mane, banorëve: Mos përdorni dhunë, por puthuni dhe kafshohuni (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, u ka dhënë këshilla të shumta banorëve të shtëpisë më të madhe në vend.

Ai ka theksuar se banorët duhet që të dojnë njëri-tjetrin më shumë.

“Banorë nuk duhet të ulni intesitetin e lojës, të acaroni njëri tjetrin me fjalë jo me dhunë e jo me prekje. Ju duhet të rrezatoni paqe, ju duhet të rrezatoni paqe në debate që ne të mësojmë”.

“Mos na shfaqni shenja dhune, prekeni njëri-tjetrin ua kam thënë, puthuni, kafshohuni e ledhatohuni, tregoni shenja dashurie”, ka thënë Mane./Klankosova.tv


22:10 – A ndihet fajtor Blerando për përjashtimin e Metit? (VIDEO)

Ditë më parë Meti është përjashtuar nga Big Brother VIP Kosova 2 pas dhunës fizike që përdori ndaj Blerandos.

Sot në ‘Prime’, Blerando është pyetur se a ndjehet fajtor për përjashtimin e Metit.

Përgjigja e tij ka qenë “Jo”./Klankosova.tv


22:09 – Anita ka disa fjalë për rastin e Metit dhe Blerandos (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova Anita Haradinaj, ka komentuar përleshjen mes Metit dhe Blerandos.

Ajo tha se i vjen keq për situatën që ka ndodhur, ku sipas saj Meti ka qenë një ndër lojtarët më të fortë të asaj shtëpie.

“Meti ka treguar gjatë gjithë lojës së tij që është një djalë ambicioz, që ka ardhur tek ky reality show që të tregoj ambiciet e tij, të ndryshoj personalitetin e tij dhe ndoshta të ndryshoj gjithë rrugëtimin e jetës së tij” ka thënë ajo.

Ajo gjithashtu tha se ai ka treguar se di të jetë një show men, di të jetë një gazetar, është një familjar i mirë, ka drejtuar gjithë atë kuzhinë dhe ka ushqyer gjithë ata personazhe, ka bërë lojën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:08 – Azemi i mërzitur pas përjashtimit të Metit, thotë se “atë e ka si vëlla” (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Azemi ka reaguar pas përjashtimit të Metit nga ky format televiziv, duke thënë se “do e çojë deri në fund punën e këtij të fundit”.

Por, ai këtë deklaratë e ka arsyetuar duke e cilësuar Metin “si vëlla të madh”.

“Kam pasur raport shumë të afërt me të, e kam si vëlla. Do të shkoj deri në finale për të”, ka thënë ai pos tjerash.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:07 – Çka thanë banorët në dhomën e rrëfimit për Metin, pasi u përjashtua nga Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Përjashtimi i Metit nga Big Brother VIP Kosova 2 i ka prekur shumë banorët e tjerë të shtëpisë më të madhe në vend.

Atyre të gjithë iu dhimbs Meti pasi u përjashtua, por i dhanë të drejt të gjithë Vëllait të Madh për vendimin që ka marrë.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


22:03 – Mane: Meti e kishte planifikuar dhunën ndaj Blerandos (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 2, Bledi Mane, e ka komentuar përjashtimin e Metit nga Big Brother VIP Kosova 2 pas sulmit që i bëri Blerandos.

Ai ka thënë se këtë gjë e kishte paramenduar Meti para se të vepronte.

“Në fund të ditës Meti ishtë një zhgënjim i madh. Nuk I takon të zihet me një mashkull tjetër për tualetin. Mëti si lojëtar i fortë, si një njeri që e njeh median, nuk duhet të bëhej një njeri i tillë”.

“Shtëpia e Big Brother nuk është ring boksi. Meti e ka paramenduar në trurin e tij rastin me Blerandon, ai grusht iu kthye atij”, ka thënë Bledi.


21:58 – Banorët komentojnë përplasjen Meti-Blerando, debati tensionohet (VIDEO)

Pas transmetimit të video materialit ekskluziv nga përplasja Meti-Blerando ku situata eskaloi deri në përleshje fizike, banorët kanë shprehur mendimet e tyre mbi pamjet që panë.

Kësisoj, në lidhje direkte nga shtëpia në spektaklin ‘Prime’, konkurrentët debatuan duke u ndarë në dysh, disa që ishin në krahun e Blerandos dhe i dhanë të drejt atij në këtë përplasje.

Derisa, një pjesë tjetër e quajtën provokimin e Blerandos, si të tepërt.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:57 – Buci për Metin: S’ka qenë i përgatitur për BBVK (VIDEO)

Buci e ka quajtur vendim të drejtë veprimin e Vëllait të Madh për përjashtimin e Metit pas sulmit që i ka bërë Blerandos.

“Nuk e aryseton Meti ka gabuar rëndë, ka qenë i drejtë vendimi i Vëllait të Madh. Meti e ka humbur lojën me këtë gjest, ka dalë më vjen keq shumë prej tij, ka mundur të japë edhe një djalë të mirë siç është”.

“Nuk ka qenë i përgatitur psiqikisht për Big Brother VIP Kosova 2”, ka thënë Buci./Klankosova.tv


21:40 – Blerando sqaron edhe njëherë si ndodhi përplasja fizike me Metin (VIDEO)

Blerando ka folur pas videos që është paraqitur sot në ‘Prime’ pas situatës që patën gjatë javës me Metin, i cili u përjashtua pasi e sulmoi.

Blerando tha se ajo çfarë ka ndodhur nuk i ka pëlqyer.

“Nuk ma ka pëlqyer situata që u mundua me dorë të më tregoj se nuk e ndjek detyrën që i kam dhënë”, ka thënë Blerando./Klankosova.tv


21:40 – Hamiti: Pamjet e kamerave i takojnë një serveri të veçantë, përdoren veç në raste të jashtëzakonshme (VIDEO)

Prezantuesi i spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, Alaudin Hamiti e ka dhënë një sqarim lidhur me përdorimin e pamjeve të kamerave në pjesën e tualetit për pasqyrimin e drejtë të përplasjes, Meti-Blerando.

Hamiti ka siguruar se pamjet nga një ambient i tillë mund të përdoren vetëm në rastë shumë të veçanta, ku bëhet fjalë për vendime të mëdha.

“Dua të iu tregoj se vetëm në raste e incidente të tilla, kamerat që janë në tualet shfrytëzohen. Ato janë në një server të veçantë dhe nuk shihet nga asnjë person në dhomën e regjisë apo stafit, dhe vetëm në raste të tilla, kur duhet të merren vendime të këtij lloji, mund të përdorën me qëllim të sqarimit të situatës”, ka thënë Hamiti.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:25 – Për dukjen e banorëve u përkujdes “Studio Diva” ndërsa për veshjet “House Of Dianna” (VIDEO)

Banorët e Big Brother VIP Kosova 2 në ‘Prime’ janë duke u dukur për mrekulli.

Për veshjet e tyre të jashtëzakonshme është përkujdesur “House Of Dianna”.

Ndërkaq për grimin dhe flokët janë kujdesur “Studio Diva”./Klankosova.tv


21:24- Publikohen për të parën herë pamjet ekskluzive nga eskalimi i situatës mes Metit dhe Blerandos (VIDEO)

Mbrëmja e spektaklit ‘Prime’ ka nisur me transmetimin e një video materiali ekskluziv prej përplasjes, Blerando-Meti.

Brenda sekuencave të video materialit shihen qartë arsyet e fillimit të përplasjes, e që ishte detyra për të pastruar banjon.

Meti ka kërkuar nga Blerando si kapiten, t’i sigurojë atij, dorëza, maskë dhe spërkatës për pastrim.

Më pas, pas mos përmbushjes së kushteve nga Blerando, Meti e ka ftuar tek pjesa e tualetit, ku edhe ka eskaluar situata deri në përleshje fizike.

Për më tepër detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


21:00 – Nis një super ‘Prime’ në Big Brother VIP Kosova 2

Ka nisur spektakli ‘Prime’ i formatit televiziv Big Brother VIP Kosova nën moderimin e nikoqirëve, Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi.

Në panelin e opinionistëve të ulur i gjetëm si përherë, Bledi Manen e Anita Haradinajt.

Kjo mbrëmje ‘Prime’ pritet të jetë spektakolare për shkak të situatave të krijuara gjatë kësaj jave.


20:00 – Edhe 60 minuta fillon spektakli ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Kanë mbetur vetëm edhe 60 minuta që prej fillimit të spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.

Nata ‘Prime’ do të nis transmetimin duke filluar prej orës 21:00 dhe atë mund ta ndiqni ekskluzivisht përmes ekraneve të KlanKosova dhe ArtMotion.

Agravimi i situatave në shtëpia çoi “Vëllain e Madh” në vendim ekstrem të përjashtimit të Metit.

Çka nuk u pa nga tensioni me Blerandon? Çfarë kthese po merr raporti i Albës me Azemin?

Këto dhe shumë detaje të tjera, zbulohen sonte veç në ‘Prime’.

 

Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në:

  • Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com
  • Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit
  • Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com
  • Amerikë: TV Alb

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.