LIVE/Ismaili: Kurti për Asociacionin duhet të flasë para bashkësisë ndërkombëtare, jo me deputetë (VIDEO) NULL NULL 02.02.2023 20:54 02.02.2023 20:54 21:38 – Ismaili: Për PDK-në, plani franko-gjerman i pamjaftueshëm në kuptimin se çka presim si shtet (VIDEO) Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se plani franko-gjerman është cilësuar si i pamjaftueshëm nga ta, teksa shtoi se shumë nga versioni duhet të ndërrohet e shumë gjera të shtohen. Sipas Ismailit, PDK-ja e ka parë një version dhe atë në mënyrë shkarazi, teksa shtoi se s’kanë pasur mundësi ta kenë një version në duar. “Ne e kemi paraqitur se është i pamjaftueshëm, është një bazë që ndoshta shumë nga ajo duhet të ndërrohet e shumë gjëra të shtohen dhe për neve është e papranueshme në qoftë se fillojnë të vijnë plane të ndryshme të cilat çdo ditë e më shumë na largojnë nga njohja”. “Në nuk i dimë as vërejtët, as draftin përfundimtar. Memli Krasniqi e ka ruajtur atë privatësinë e takimit, në asnjë mënyrë s’e ka abuzuar, ka treguar vërejtjet e tij, ka thënë se është i pamjaftueshëm sepse ai ka qenë i vetmi nga PDK-ja që e ka parë”, është shprehur Ismaili në Rubikon në Klan Kosova. Tutje, ai tha se plani franko-gjerman është i pamjaftueshëm në kuptimin se çka presin si shtet. “Të gjithë e kanë quajtur një bazë të mirë për t’i dhënë mundësi dialogut, sepse ne të gjithë duam t’i japim mundësi dialogut për të arritur qëllimet e Kosovës”. “Dhe, në kuptim të qëllimeve të Kosovës ka qenë i pamjaftueshëm dhe ne e kemi thënë këtë se është një bazë që ti fillon t’i vendosesh prioritetet tua, por si format është i pamjaftueshëm”, është shprehur Ismaili, njofton Klankosova.tv. 21:30 – Ismaili: E mbështesim Kurtin në secilën përpjekje për të sjellë njohje të ndërsjellë (VIDEO) Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, i ftuar në “Rubikon” në Klan Kosova, është shprehur se e mbështesin kryeministrin Kurti në secilën përpjekje për të sjellë njohje të ndërsjellë. “Ne e aplaudojmë secilën përpjekje të tij që të shkojë drejtë njohjes së ndërsjellë, nuk kemi bërë asnjë pengesë, përkundrazi kemi kërkuar shpeshherë, si në rastin e veriut, kemi kërkuar edhe takim, ne kemi inicuar takim”, u shpreh ai. Ismaili gjithashtu tha se e mbështesin Kurtin në njohje dhe kundër Serbisë, përcjell Klankosova.tv. “Ne kemi kërkuar njohje, kemi thënë në njohje të mbështesim, kundër Serbisë të mbështesim, mos e izolo Kosovën. Në qoftëse kryeministri e ka në tavolinë njohjen, ose të paktën në strategjinë e tij të cilën po e mbanë afër vetës se nuk po do t’ia tregojë gjithkujt”. “Preokupimi jonë ka qenë njohja dhe pastaj Asociacioni, sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës i është ndërruar roli. Ka ardhur Asociacioni dhe nuk është folur sot që ne jemi duke u përgatitur për të hyrë në dialog për njohje dhe këto hapa na sjellin deri në njohje”, u shpreh ai. Tutje, Ismaili ka komentuar edhe atë që sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka shkruar në Twitter, duke falënderuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, për siç ishte shprehur ai, “angazhimin e tij konstruktiv me ekipet e ShBA-së dhe të BE-së javën e kaluar”. E këtë shkrim të Blinkenit, Ismaili e ka konsideruar si të tmerrshëm dhe siç tha ai, alarm për Kosovën, përcjell Klankosova.tv. “Për mua, ai twitt ka qenë i tmerrshëm, alarm për Kosovën, po i tmerrshëm në kuptimin e pozicionit tonë si Kosovë”, u shpreh Ismaili. 20:54 – Uran Ismaili: Ajo që Blinken shkroi, ishte e tmerrshme për Kosovën (VIDEO) Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se ishte habi fakti që kryeministri i vendit, Albin Kurti, foli sot në kuvend për gjashtë kushtet në lidhje me asociacionin, pasi sipas tij, nuk ishte fare temë në seancë. Ismaili tha se Kurti duket që ka qenë më shumë i motivuar prej faktit që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka pasur seancën në Parlamentin e Serbisë për temën e Kosovës. “Tani a ka qenë ky një sinkronizim, apo reagim, cilido që të jetë, nuk bie që të jetë një kryeministër as në sinkronizim me Serbinë apo as t’i reagojë në atë formë”. “Interesante ka qenë që kryeministri Kurti ka folur për disa kushte para deputetëve shqiptarë të Kosovës, pra në një vend ku nuk është beteja. Nuk është Kuvendi i Kosovës që e ka penguar diçka në dialog kryeministrin dhe ai iu ka drejtuar atyre thua se ata kanë pasur kërkesa”, është shprehur Ismaili në Rubikon në Klan Kosova. Tutje, sipas Ismailit, përgjegjësi do të ishte sikur Kurti të thirrtë një seancë e deputetëve t’iu thoshte se ka debat me ta. “Përgjegjësi do të ishte sikur thërret një seancë dhe thua “shiko, kam një debat me ju”, e jo në një pozicion ku ti i ke pesë minuta që flet e të tjerët s’kanë të drejtë të flasin. Pra, kjo s’është as transparente e as koncepti i kuvendit në atë formë s’është t’i japësh llogari si qeveri”. “Në realitet, presioni i ka ardhur nga kuvendi, por nga pozicioni që Kurti ka pasur me bashkësinë ndërkombëtare”, është shprehur Ismaili, njofton Klankosova.tv. Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, vjen sonte në Rubikon për t’i shpalosur të gjitha qëndrimet e Partisë Demokratike përballë zhvillimeve aktuale në vend.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months