Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE: Përfundon shpalosja e befasive për sonte në Big Brother Vip Kosova 2 (VIDEO)

NULL NULL
20.10.2023 16:37

02:00 – Banorët e rinj shijojnë ushqime nga “Hija e Maleve” dhe ëmbëlsohen me deserte të “Saray Sweets” (VIDEO)

Pas përfundimit të natës së parë ‘Prime’ dhe hapjes së edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, banorët i ka pritur një surprizë e këndshme në oborrin e shtëpisë.

Kësisoj, atyre i janë sërvirur përplot ushqime me shumë shije të përgatitura me delikatesë e tradicionale nga ekipi profesionist i restorant “Hija e Maleve”, dhe jo vetëm.

Konkurrentët e rinj të BBVK-së, kanë rastin të ëmbëlsohen me desertet e veçanta të përgatitura nga “Saray Sweets”.

E për të parë më shumë detaje nga e gjithë kjo befasi, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

01:48 – Bie alarmi në shtëpi, Vëllai i Madh vendos rregullat strikte për banorët (VIDEO)

Në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova 2 sonte ka rënë alarmi për banorët.

Vëllau i Madh u ka uruar të gjithë banorëve mirëseardhje, dhe u ka thënë se rregullat i vendosë ai, të cilat janë të rrepta dhe duhet të zbatohen nga secili prej tyre.

“Kjo është një lojë ku aftësitë e juaja, integriteti, sjellja dhe durimi do të testohen në çdo moment”.

“Çmimi i madh do të shkojë për atë që tregon strategjinë më të mençur dhe vendosshmërinë për të arritur objektivin”.

“Mos harroni këtu nuk ka vend për komoditet. Duhet të jeni të gatshëm që të përballeni me tensione,  konflikte dhe sfida që do të lindin. E vetmja gjë e sigurt është se ky do të jetë një udhëtim i pazakontë”, ka thënë Vëllau i Madh.

01:35 – Banorët shkojnë në dhomën e surprizave, vendosin biletat e tyre tek korniza “Wall of Fame” (VIDEO)

Mbrëmja e sotme ‘Prime’, që njëkohësisht ka hapur edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova është shoqëruar me shpalosje të gjatë surprizash.

Nisur nga zbulimi i emrave të konkurrentëve, e deri tek lojërat interesante që filluan që sonte.

Kësisoj, të ftuar nga nikoqirët Alaudin Hamiti e Jonida Vokshi, konkurrentët e rinj kanë hyrë në dhomën e surprizave, për të vendosur biletat e tyre tek korniza “Wall of Fame”.

Por, si rrodhi e gjithë ngjarja, video në linkun e mëposhtëm ju njofton me situatën.

01:19 – “Hajredin Pasha” – Linda ia thotë këngës në Big Brother Vip Kosova 2 (VIDEO)

Këngët dhe duartrokitjet nuk munguan në Prime-n  e parë të Big Brother Vip Kosova 2.

E këngëtarja Linda Halimi, e cila është banorja e fundit që u bë pjesë e shtëpisë më të madhe në vend ia dha këngës me të hyrë në skenën e BBVK2.

Ajo për publikun e këndoi këngën “Hajredin Pasha”.

Ndiqni videon më poshtë:

01:05 – Lindita, banorja e fundit që u fut sonte në Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Konkurrentja e fundit por jo më pak e rëndësishme e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është këngëtarja e njohur Linda Halimi – Lindita.

Halimi i është bashkëngjitur kastit të ri të BBVK-së, derisa si emër gëzon reputacion falë repertuarit të saj të pasur me këngë të shumta, dhe pjesëmarrje në kompeticione me nam, në Kosovë e Amerikë.

Për tu njoftuar më në detaje me atë se “Kush është Linda Halimi?”, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

00:52 – Gani Gërmia – banori më i ri i shtëpisë së Big Brother Vip Kosova 2 (VIDEO)

Komediani Gani Gërmia i është bashkangjitur shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother Vip Kosova 2.

Ai me të hyrë në shtëpi ka shkaktuar të qeshura tek të gjithë banorët.

Në videon prezantuese të tij ai ka thënë se publiku nga ai duhet të presë që të shtojë më shumë kilogramë gjatë qëndrimit në BBVK2.

00:45 – Blero vazhdon t’u rri gati banorëve për biletat e fatit në “Princ Caffe” (VIDEO)

Tradita e këtij Prime është bërë dhënia e kafesë së “Prince Caffe” për të gjithë banorët e Big Brother Vip Kosova 2.

Blero është banori i parë i shtëpisë që ka hyrë dhe vazhdimisht u ka qëndruar afër banorëve duke iu treguar që të marrin kafenë e “Prince Caffe” që është bileta kthyese për ata.

Kësaj radhe biletën e mori Vesa. Të gjithë banorët deri tani kanë zgjedhur kafenë e tyre e që është më e preferuara në vend, “Prince Caffe”.

00:40 – Thyhet tabuja e radhës – Alby, aktorja e filmave për të rritur bëhet pjesë e BBVK2

Big Brother VIP Kosova tanimë njihet për thyerjen e tabuve, e një veprim i tillë s’kishte se si të mungonte as këtë edicion.

Kësisoj, pjesë e kastit të këtij edicioni është bërë aktorja shqiptare me famë internacionale në botën e kinematografisë së filmave për të rritur, Alby.

Ajo ka zbuluar se është nënë e një vajze 4-vjeçe, për të cilën uron ta fitojë BBVK-në dhe t’ia blejë një shtëpi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

00:34 – Konkurrenti tjetër i Big Brother VIP Kosova është Meti Alshiqi (VIDEO)

Meti Alshiqi, i njohur për angazhimet e tij në kompeticionet e modës dhe pasionin e tij mbi botën e televizionit tanimë është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 2.

Që në hyrje të spektaklit, Alshiqi është shfaqur i kapluar nga emocionet, derisa në mundësinë e parë e ka përshëndetur vajzën e tij.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

00:28 – Vesa Vllasaliu i bashkëngjitet kastit të banorëve të Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Konkurrentja e radhës e Big Brother VIP Kosova, edicionit të parë është Vesa Vllasaliu.

Blogerja, njëherësh shumë aktive në rrjetin social TikTok, është paraqitur e veshur me një fustan të argjendtë edhe e kuruar deri në detaje.

Emocionet nuk munguan për Vesën, e për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

00:27 – Adri dhe Ilirjana marrin fatin e tyre tek “Princ Caffe” (VIDEO)

Biletën e fatit të “Prince Caffe” e morën edhe cifti i Big Brother Vip Kosova 2, Adri dhe Ilirjana.

Ata të dy u shprehën të lumtur se e kanë këtë mundësi nga Vëllau i Madh që nëse dalin nga shtëpia të kenë një mundësi të dytë kthimi, nëse e kanë biletën kthyese në kafenë e “Prince Caffe”.

Të gjithë banorët deri tani kanë zgjedhur kafenë e tyre e që është më e preferuara në vend, “Prince Caffe”.

00:20 – “Azemi do t’i trazojë ujërat”, opinonistët komentojnë hyrjen e tij në shtëpinë më të madhe në Kosovë (VIDEO)

Azem Gagica është njëri prej banorëve të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova 2.

Opinionistët kanë deklaruar se hyrja e tij do t’i trazojë ujërat aty brenda.

Po ashtu, ata e mirëpritën edhe gjestin e tij që e bëri në momentin kur ka hyrë pasi e pati të vendosur një karficë me shenjën e solidarizimit për kancerin e gjirit që ishte ngjyrë rozë.

00:18 – Big Brother VIP Kosova, i pari në ‘trending’ të Twitter/X në Shqipëri

Jehona që ka bërë sonte që prej nisjes zyrtare të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është vënë re gjithandej, në rrugë, sheshe, mediume e rrjete sociale – Kosovë, Shqipëri e gjithandej ku flitet shqip.

Madje, në platformën X/Twitter, Big Brother VIP Kosova 2 aktualisht është ranguar në vend të parë në bazë të ‘trending’ të këtij rrjeti social.

Përdorues të shumtë të këtij rrjeti social kanë publikuar vazhdimisht postime me përmbajtje dedikuar nisjes së projektit gjigant televiziv, Big Brother VIP Kosova.

00:15 – Banorët dalin në oborr, befasohen nga çifti që u bënë banorë duke kënduar për ta (VIDEO)

Vëllau i Madh është përkujdesur që të sjellë befasi si çdo herë publikut shqiptarë.

Në shtëpinë më të madhe në vend këtë herë pati këngë nga cifti, i cili është pjesë e Big Brother Vip Kosova.

Për të parë këngët dhe atmosferën që u krijua në shtëpi mund ta shihni në videon më poshtë:

00:11 – Banori më i ri u sjellë surprizë banorëve të tjerë me Hebsin(VIDEO)

Banorëve iu erdhi një surprizë e papritur nga Hebs.

Ushqime të llojllojshme e të shijëshme u janë dhënë nga Hebsi banorëve të shtëpisë më të madhe në vend.

Këtë befasi ua solli banori më i ri i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2, Blerando.

Blerando është banori i trembëdhjetë i shtëpisë më të famshme të Kosovës.


00:04 – Shqipja futet në dhomën e rrëfimit, Vëllau i Madh i jep detyra të forta (Video)

Detyra e parë nga Vëllau i Madh iu dha Shqipes.

Ajo u thirr në dhomën e rrëfimeve ku Vëllau i Madh i dha një mision Shqipes që duhet ta përmbush deri të hënën.

Ajo duhet të bëjë dy banorë të debatojnë ashpër, t’i bëjë dy banorë të puthen dhe një banori tjetër t’i fshehë diçka shumë të rëndësishme, por pa u zbuluar.

Nëse Shqipja e përfundon misionin me sukses, Vëllau i Madh i ka rezervuar një avantazh, por nëse dështon atë e pret një ndëshkim.


00:03 – Opinonistët komentojnë situatat e fundit brenda shtëpisë që u krijuan me banorët e ri (VIDEO)

Opinionistët e Big Brother Vip Kosova 2, Anita Haradinaj dhe Bledi Mane, janë duke i komentuar gjatë gjithë kohës të gjithë banorët që po hyjnë në shtëpinë më të madhe në vend.

Ata komentuan edhe Brikenën e cila është njëra prej hyrjeve të fundit  në BBVK2.

Për të cilën thanë se banorët patën xhelozi, po ashtu edhe Edonën, Bledi tha se si duket Monika i dha asaj një shikim të xhelozisë.


23:59 – Azem Gagica, pjesëtari tjetër i kastit të Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Nata e parë ‘Prime’ e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova po vazhdon të shfaqet para një audiencë super të gjerë, derisa këta të fundit po prezantohen me konkurrentët e rinj.

Banori i radhës që është futur në shtëpinë e “Vëllait të Madh” është influenceri shqiptar nga Zvicra, Azem Gagica.

Gagica është shfaqur me një karficë solidarizuese për nder muajit të kancerit të gjirit.


23:53 – Edona James futet brenda shtëpisë, vazhdon të njihet e nervozuar, banorët e presin me ngrohtësi (Video)

Banorja e dhjetë e shtëpisë më të famshme në vend, Edona James, hyri në shtëpi dhe u mirëprit nga banorët e tjerë të shtëpisë.

Edona nuk i mbajti për vete as komplimentet për disa nga banorët që siç duket, asaj i pëlqyen.


23:52 – Çifti Adri e Iliriana, banorë të shtëpisë së BBVK2 (VIDEO)

Pjesë e Big Brother Vip Kosova 2 janë bërë edhe një çift, ata janë Adri dhe Iliriana.

Ata do të jenë pjesë e BBVK2 si një konkurrent.

Çifti në fjalë janë bashkë për 13 vite dhe janë të dy me profesion këngëtarë.


23:50 – “Zënka” e parë mes vajzave në BBVK2, Monika e revolton fort Edonën

Nata e parë ‘Prime’ e edicionit të dytë Big Brother VIP Kosova pa vonuar shumë ka prodhuar zënkën e parë.

Protagoniste ishin konkurrentet e reja, Edona James dhe Monika Salihu, derisa e gjitha erdhi pasi kjo e fundit duket se nuk e përshëndeti banoren tjetër, kur ajo hyri në shtëpi.

Gjesti i Monikës e revoltoi shumë Edonën, e cila nuk hezitoi të reagojë duke shprehur ankesat e saj në dhomën e rrëfimeve. E për të parë reagimin e saj, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


23:24 – BBVK fillon, sheshet e Prishtinës zbrazen, të gjithë duke e ndjekur edicionin e ri (VIDEO)

Big Brother VIP Kosova ka shënuar sukses të jashtëzakonshëm që në natën e parë të nisjes së këtij rrugëtimi televiziv.

Kësisoj, pos shifrave të bujshme që po vazhdon të rrëmbejë nata e parë ‘Prime’, efekti shihet kudo në Kosovë.

Jo më larg se në qendër të kryeqytetit kosovar, Prishtinës, mund të vihen re rrugët dhe sheshet e zbrazura, derisa pothuajse në të gjitha lokalet po transmetohet drejtpërsëdrejti Big Brother VIP Kosova.

Kjo dëshmon më së miri impaktin e BBVK-së në audiencën shqipfolëse.


23:24 – Besarti sapo hynë në shtëpi fillon me një kërkesë interesante (VIDEO)

Banori i nëntë i Big Brother VIP Kosova 2, Besart Zenel, sapo hyri në shtëpi bëri një kërkesë interesante.

Ai kërkoi të shkojë në Interex për të blerë “harq”.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


23:20 – Blero vazhdon të sillet si “zoti i shtëpisë”, udhëzon banorët tek biletat e “Princ Caffe” (VIDEO)

Për Prime-n e sotme është bërë traditë që të merren kafetë e “Prince Caffe” nga banorët e shtëpisë më të madhe në vend Big Brother Vip Kosova 2.

Kafet e “Prince Caffe” janë shpresë për të gjithë banorët pasi janë bileta për ata me mundësi kthimi në qoftë se largohen nga shtëpia.

Të gjithë banorët deri tani kanë zgjedhur kafenë e tyre e që është më e preferuara në vend, “Prince Caffe”.

Deri tani të gjithë banorëve Blero iu ka treguar dhe i ka asistuar t’i marrin biletat e “Prince Caffe”.


23:16 – Konkurrentja e dhjetë e Big Brother VIP Kosova është Edona James (VIDEO)

Konkurrentja e dhjetë e Big Brother VIP Kosova është Edona James.

Menjëherë pas shfaqjes në skenën gjigante të Big Brother VIP Kosova, Edona është shprehur e emocionuar pamasë.

“Gabimet që i kam bërë në Gjermani, s’do t’i bëj këtu”, ka thënë ajo.

Po ashtu, ajo është shprehur se ka probleme me gjuhën shqipe, derisa ka thënë se kjo mbetet një nga arsyet pse është futur në BBVK.


23:11 – Besart Zeneli, banori tjetër i Big Brother VIP Kosova

Konkurrenti i nëntë i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është aktori, Besart Zeneli.

“U futa për eksperiencë të re, veç çfarë përjetova deri në këto momente, ishte e veçantë”, ka thënë Zeneli, teksa gjendej në ambientet e jashtme të BBVK-së.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


22:57 – Lumbardhi edhe Albana hyn si çift në shtëpinë e BBVK, këto janë fjalët e para të tyre (VIDEO)

Lumbardhi dhe Alba janë banorët më të rinj të Big Brother Vip Kosova 2.

Dyshja në fjalë, ndonëse janë konkurrent të ndarë, ata hynë bashkë në Prime-n e parë të shtëpisë më të madhe në vend.

Ata janë shprehur se kanë shumë emocione dhe se janë shumë të lumtur për hyrjen e tyre.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:


22:57 – Lumbardh Salihu, banori tjetër i Big Brother VIP Kosova

Konkurrenti i rradhës që është bërë pjesë e kastit të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu.

Salihu është një model me nam dhe një ish futbollist me sukses, derisa në renditje është i shtati me radhë.

Ai ka bërë hyrjen voluminoze bashkë me banoren tjetër të re, Alba Vukaj.


22:52 – Alba – banorja e tetë e Big Brother Vip Kosova 2 (VIDEO)

Alba Vukaj është banorja e tetë e Big Brother Vip Kosova 2, e cila sapo ka hyrë në shtëpinë më të madhe në vend.

Ajo në momentin kur ka hyrë, hyri bashkë me banorin tjetër Lumbardhin.

Alba është një bllogere dhe dermatologe në një klinikë private

Për më shumë shikoni videon më poshtë:


22:42- Mesazhi inspirues i Aziz Salihut për vajzën e tij Monikën (VIDEO)

Këngëtarja Monika Salihu, është banore e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Ende pa hyrë në shtëpi, ajo është surprizuar me një mesazh inspirues nga babai i saj, boksieri shqiptar, Aziz Salihu.

Ndiqeni videon për të kuptuar se çka i tha babai, vajzës së tij për këtë rrugëtim special.


22:29 – Opinonistët kanë disa propozime për banorët e parë të Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Ka filluar hyrja në shtëpi e banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Opinionistët kanë filluar të japin opinionet e tyre për banorët, njofton Klankosova.tv.

Bledi dhe Anita kanë pasur disa propozime për banorët e parë të Big Brother VIP Kosova dhe ato mund t’i dëgjoni në videon e mëposhtme.


22:30 – Blero e udhëzon Yllin, për të marrë biletën e “Princ Caffe” (VIDEO)

Befasitë nuk kanë të ndalur në shtëpinë më të madhe në vend atë të Big Brother Vip Kosova.

Secili banorë do të ketë mundësi të dytë për rikthim pas eliminimin, e këtë ua mundëson “Prince Caffe”.

Të gjithë banorët deri tani kanë zgjedhur kafenë e tyre e që është më e preferuara në vend, “Prince Caffe”.

Në mesin e tyre është Ylli apo Buci, të cilit banorët e tjerë menjëherë i sugjeruan që të marrë biletën e “Prince Caffe”.


22:20 – Shqipe Hysenaj përcjellet me këngën “Xhamadani vija vija” (VIDEO)

Banorja e katërt e Big Brother Vip Kosova, Shqipe Hysenaj, është përcjellur me këngën “Xhamadani vija vija” në momentet e para të saja kur është shfaqur në ekranin televiziv para se të hynte në shtëpi.

Një gjë tjetër që ra në sy është edhe veshja e saj Shqipes,  e cila ishte e veshur me veshje kombëtare dhe në këmishën e saj e pati të vendosur “Shqipërinë Etnike”.

Më tej, ajo ka thënë se dëshiron që ky shou të ketë emrin e saj, Shqipe.


 

22:18 – Ylli Dervishi – Buci, banori i pestë i Big Brother VIP Kosova (VIDEO)

Konkurrenti i pestë i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova është Ylli Dervishi, i njohur si Buci.

Kohë më parë, ai arriti të triumfonte në një spektakël të ngjashëm me BBVK-në.

I kapluar nga emocionet, Buci ka thënë se pret të dalë fitues i këtij edicioni të dytë.

22:14 – Santiana e zgjedh biletën e “Princ Caffe” (VIDEO)

“Prince Caffe” u jep banorëve një mundësi të dytë rikthimi pas eliminimit.

Banorët tashmë kanë filluar t’i marrin biletat e tyre, njofton Klankosova.tv.

Biletën e saj e ka zhgjedhur edhe banorja Santiana Maloku.


22:13 – “Menova që je mashkull”, Blero befasohet me banoren e re, ajo i kërkon menjëherë fotografi (VIDEO)

Blero e ka vazhduar traditën për t’i mirëpritur banorët e tjerë të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

Këngëtari në befasi kur hyri banorja tha: “Mendova se mos je mashkull”.

Ndërkaq, Santiana Maloku kur e përshëndeti në shaka i tha: “Blero, a mundem të bëj një fotografi me ty?”.

Për më shumë detajë ndiqni videon më poshtë:


21:57 – Anita Haradinaj për Bleron: Mezi pres ta shoh se si është në të vërtetë (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother Vip Kosova 2, Anita Haradinaj, ka thënë se është një hap i mirë për këngëtarin Blero që është bërë pjesë e shtëpisë më të madhe në vend Big Brother Vip Kosova 2.

“Blero është personazh i njohur për publikun, është interesant për këto vite karrierë pak e kemi njohur nga përditshmëria e tij më shumë nga jeta publike”.

“Mezi s’pres ta shoh dhe ta njoh në 24 orët e tij se si është Blero në të vërtetë”.

“Nuk e njohim Bleron në shtëpi, më vjen shumë mirë që ai e ka marrë edhe një hap në karrierën e tij që të futet në shtëpi”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv


21:53 – Bledi Mane: Është koha e Bleros (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka folur për Bleron, duke thënë se është koha e tij.

Mane është shprehur se është koha që Blero të rikthehet në skenë, përcjell Klankosova.tv.

“Është koha e Bleros, është koha që Blero të rikthehet në skenë, kjo trampolinë e Big Brother është e papërsëritshme në jetë”, është shprehur ai.


21:52 – Shqipe Hysenaj prezantohet me hartën e Shqipërisë Etnike

Shqipe Hysenaj është banorja e katërt që futet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Hysenaj vjen në këtë format pas famës që mori pjesë në një emision të dashurisë.

Ndryshe, deri tani në shtëpi janë futur Blero, Ledi Vokshi dhe Santiana Maloku.

21:44 – “Prince Caffe”, mundësi e dytë për banorët (VIDEO)

Tashmë ka filluar hyrja në shtëpi e banorëve të Big Brother VIP Kosova.

Secili banorë do të ketë mundësi të dytë për rikthim pas eliminimin, e këtë ua mundëson “Prince Caffe”, shkrun Klankosova.tv.

Dy banorët e parë tashmë kanë zgjedhur kafenë e tyre, si mundësi të dytë.


21:43 – Santiana Maloku – banorja e tretë e Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO)

Modelja Santiana Maloku është banorja e tretë që sonte u bë pjesë e shtëpisë më të madhe në vend.

Ajo është shprehur se është e lumtur me pjesëmarrjen e saj në Big Brother Vip Kosova 2.

“Unë pres të fitoj dhe do të jap gjithçka, do të tregoj Santianën e vërtetë siç është”, ka thënë Maloku.


21:39 – Blero e mirëpret Ledin në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova (VIDEO)

Blero e ka pritur banoren e dytë të shtëpisë më të madhe të Big Brother Vip Kosova 2, ajo është Ledi Vokshi.

Ledi – është një vajzë nga Durrësi që jeton në Kanada, por e ka edhe një të veçantë me Kosovën pasi e ka prejardhjen nga këtu.

Blero dhe Ledi kontaktuan me njëri-tjetrin dhe u panë se janë të mahnitur me shtëpinë më të madhe në vend.


21:30 – Prezantohet banorja e dytë e BBKV – kjo është Ledi Vokshi (VIDEO)

Pas Bleros, është prezantuar banorja e dytë e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Ajo është Ledi Vokshi – një vajzë që ka lindur në Durrës, është rritur në Kanada, ndërkaq me origjinë është nga Kosova.

Shumë vjet më parë, Vokshi ka qenë banore e një formati pothuajse të njëjtë, dhe nga ajo kohë është e njohur për publikun.


21:24 – Anita Haradinaj për BBVK2: Do të jetë një shou i jashtëzakonshëm

Opinionistja e Big Brother Vip Kosova 2, Anita Haradinaj, ka uruar një sezon të mbarë për Big Brother Vip Kosova 2.

Ajo, në Prime-n e parë të këtij edicioni, ka deklaruar se ka pritshmëri të mëdha për banorët e shtëpisë më të madhe në vend.

“Me aq sa kam parë do jetë një shou i jashtëzakonshëm, do të kemi një lojë shumë të larmishme me shumë ngjyra sepse diversiteti në karakteret e banorëve me bën të besoj se kështu do të jetë”.

“Publiku do të kënaqet me lojën e atyre. Besoj shumë do të kemi për të komentuar dhe kaluar”, ka thënë Haradinaj./Klankosova.tv


21:23 – Blero prezanton shtëpinë e “Vëllait të Madh”, surprizohet nga investimi gjigant

Konkurrenti i parë i Big Brother VIP Kosova, Blero ka prezantuar ekskluzivisht hapësirat e shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

Blero është surprizuar nga dizajni dhe arkitektura e fjalës së fundit që u aplikua në shtëpinë, ku sonte një nga një do të futen konkurrentët e këtij edicioni.

Pos tjerash, Blero ka vizituar secilën dhomë dhe kënd të shtëpisë.

“Tepër bukur, më pëlqejnë ngjyrat, janë ‘amazing’”, ka thënë Blero pos tjerash.


21:19 – Bledi Mane: Kemi banorë të paparashikuar 

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova, Bledi Mane ka thënë se këtë vit do të ketë banorë të paparashikueshëm.

Ai është shprehur se do të jetë një shtëpi shpërthyese, njofton Klankosova.tv.

“Kemi banorë të paparashikuar, ne i keni analizuar një nga një, kjo do të jetë një shtëpi shpërthyese, sepse çdokush nga ta është karakter në vetvete”, është shprehur ai.


21:16 – Blero – banori i parë që futet në shtëpinë më të famshme në Kosovë

Edicioni i parë i Big Brother VIP Kosova ka nisur dhe konkurrenti i parë pjesë e kastit është këngëtari i njohur, Blerim Muharremi – Blero.

Me një performancë nga ambientet jashtë BBVK-së dhe këngën e tij ikonike “Fotografia”, Blero i ka paraprirë izolimit brenda shtëpisë.

“Po hyj ‘single’, por shumë i dashuruar”, ka thënë ai pos tjerash.


21:09 – Anita Haradinaj dhe Bledi Mane nisin rrugëtimin si opinionistë në BBVK 2

Anita Haradinaj dhe Bledi Mane nga ky moment kanë nisur rrugëtimin e tyre si opinionistë në Big Brother VIP Kosova 2.

Prezantuesja e njohur dhe gazetari nga Shqipëria do të jenë në studio për çdo Prime të edicionit të dytë të super-spektaklit më të madh në Kosovë.

Ata do të diskutojnë në studio rreth çdo veprimi të banorëve, dhe çdo momenti që pritet të ndodhë brenda.


21:04 – Fillon zyrtarisht Big Brother VIP Kosova 2, mirëpritet me duartrokitje nga publiku në studio

Momenti që të gjithë prej jush e keni pritur me shumë entuziazëm ka arritur – tanimë zyrtarisht ka nisur edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.

Nikoqriët e programit, Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi e kanë hapur mbrëmjen e parë ‘Prime’, me një super audiencë në studio që e shoqëruan nisjen me plot duartrokitje.

Nata sapo ka filluar, e tanimë befasitë do të zbulohen dalëngadalë.


20:40 – Jonida Vokshi: Publiku mezi po e pret këtë edicion të dytë të BBVK-së, ne jemi më gati se kurrë (VIDEO)

Prezantuesja e Big Brother VIP Kosova, Jonida Vokshi, në një lidhje direkte pak para fillimit të natës Prime ka thënë se gjithçka është gati.

Ajo ka thënë se publiku mezi po e pret këtë e edicion të dytë të Big Brother VIP Kosova, njofton Klankosova.tv.

“Falënderojë nga zemra të gjithë për energjinë pozitive që na kanë dhënë përmes mesazhe pa fund, kjo për ne tregon shumë sepse do të thotë që publiku mezi po e pret këtë edicion të dytë të BBVK, ne jemi më gati se kurrë”, është shprehur ajo.


20:30 – Në më pak se 30 minuta nis rrugëtimin gjiganti televiziv – Big Brother VIP Kosova

A jeni gati? Më pak se 30 minuta na ndajnë nga magjia e natës hapëse ‘Prime’ të edicionit të dytë të spektaklit gjigant, Big Brother VIP Kosova.

Sonte, duke filluar nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion, do të nis transmetimin formati televiziv më i shikuar në vend, derisa në shtëpinë e “Vëllait të Madh” do të futen konkurrentët e rinj.

Nata e sotme ‘Prime’, do të shpalosë për publikun një sërë surprizash të përgatitura me shumë kujdes e që do të iu rrëmbejnë fokusin dhe zemren, pa asnjë dyshim.

Edhe këtë edicion nikoqirë të spektaklit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, veç se në panelin e opinionistëve do të ketë ndryshime.

Përpos Anita Haradinajt, që edhe në edicionin e parë është shfaqur në rolin e opinionistes, këtë post me nam, këtë sezon do ta mbajë edhe gazetari, Bledi Mane.

Haradinaj e Mane, pritet t’i japin akoma më shumë gjallëri netëve ‘Prime’, me komentet e tyre jo rrallë herë pikante, si dhe me transparencën që i karakterizon që të dy si personazhe publike.

Për të mos zbuluar më shumë detaje, tanimë e dini – sonte duke filluar nga ora 21:00, bëhuni gati për një show maratonik me përplot befasi. Ku tjetër pos në KlanKosova dhe ArtMotion.


19:55 – Rrini para ekraneve, edhe pak minuta nis spektakli më i madh në televizionet shqiptare – BBVK2 (VIDEO)

Vetëm pak minuta na ndajnë nga momenti i madh që janë duke e pritur të gjithë shqiptarët anembanë.

E fjala është për nisjen e spektaklit më të madh televiziv në vend, Big Brother Vip Kosova.

Big Brother Vip Kosova 2 do të nisë sonte, para jush do të sjellë dhe do t’iu mbajë me ekskluzivitete të shumëta për gjatë tërë kësaj sezone.

Për të gjitha pyetjet dhe kureshtjen që keni pasur deri tani nga ora 21:00 sonte në Prime-n e parë do të merrni përgjigje.

Edhe këtë edicion nikoqirë të spektaklit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, veç se në panelin e opinionistëve do të ketë ndryshime.

Përpos Anita Haradinajt, që edhe në edicionin e parë është shfaqur në rolin e opinionistes, këtë post me nam, këtë sezon do ta mbajë edhe gazetari, Bledi Mane.

Ju ftojmë të na ndiqni në Klan Kosova dhe Art Motion!


19:41 -Pritjes i erdhi fundi, BBVK rikthehet me super spektakël

Spektakli madhështor Big Brother VIP Kosova 2 po fillon në më pak se dy orë.

E me pak nga hapësira e shtëpisë më të famshme në vend, na ka prezantuar gazetarja Arjeta Sinani në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Info Magazine”.

Sinani e tregoi pak hapërsirën e oborrit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku shihet puna e bukur që kanë bërë ekipi I palodhshëm I këtij spektakli.

“Është një ambient përfekt për të gjithë ata të cilët do të kenë mundësi të jenë pjesë e kësaj shtëpie, derisa ajo që ia vlen të përmendet sa i përket fillimit të këtij edicioi është se mbrapa meje janë disa kamera të cilat do të i ndjekin vazhdimisht çdo veprim të secilit banor, të cilët do të hyjnë brenda kësaj shtëpie”, ka thënë ajo.

“Ajo që e ben edhe më të veçantë ketë spektakël është që këtë vit do të jenë gjithsej 53 kamera të cilat do të vëzhgojnë secilin detaj të secilit banorë që do të jenë pjesë e shtëpisë më të famshme”, ka shtuar ajo.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


19:30 Nimani: BBVK ka një impakt të jashtëzakonshëm, Brunos i solli suksese të mëdha në muzikë

Pak orë para nisjes zyrtare të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, gazetari Labinot Nimani, derisa ishte i ftuar në emisionin “Info Magazine”, ka theksuar efektin në publik të këtij formati.Nimani ka përmendur sukseset e arrira falë pjesëmarrjes në BBVK nga ish-konkurrenti, Bruno Pollogati, i cili pas daljes nga ky format, realizoi bashkëpunime muzikore me emra të dëshmuar të muzikës, siç janë Nora Istrefi dhe Yllka Kuçi.

“Bruno është shembulli më i mirë i impaktit dhe efektit të Big Brother VIP Kosova. Ai ka pasur popullaritet në Shqipëri, por ndoshta nuk ka pasur shumë në Kosovë, dhe prej daljes nga BBVK, ai ka realizuar dy duete me dy këngëtare nga Kosova”, ka thënë Nimani.

“I ka sjellë shumë sukses në karrierën muzikore, dy bashkëpunime me super këngëtare si Nora Istrefi dhe Yllka Kuqi”, ka shtuar ai.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.


19:04 – Edhe 2 orë na ndajnë nga nata hapëse e Big Brother VIP Kosova

Edhe dy orë na ndajnë nga magjia e natës hapëse ‘Prime’ të edicionit të dytë të spektaklit gjigant, Big Brother VIP Kosova.

Sonte, duke filluar nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion, do të nis transmetimin formati televiziv më i shikuar në vend, derisa në shtëpinë e “Vëllait të Madh” do të futen konkurrentët e rinj.

Nata e sotme ‘Prime’, do të shpalosë për publikun një sërë surprizash të përgatitura me shumë kujdes e që do të iu rrëmbejnë fokusin.


18:08 – Bruno: BBVK më ka ndihmuar shumë në karrierë (VIDEO)

Ish-banori i BBVK-së, Bruno, ka thënë se eksperienca në Big Brother VIP Kosova i ka dhënë mundësi në karrierë.

Ai theksoi se edicionin e parë e ka shijuar në maksimum.

“Mua ka vyer shumë, është një mundësi e madhe, këdo që do të bëjë karrierë dhe të ecë përpara mirë”, është shprehur Bruno në InfoMagazine në Klan Kosova.

“E kam ndjerë dhe e kam shijuar lojën në maksimum, më ka ardhur keq që në disa prima ka ndodhur disa incidente t’i quajm incidente, që janë përmendur familjarë e gjëra, këto i përkasin të tjerëve dhe jo mua. Nuk më ka ardhur mirë, familjarët duhet t’i lëmë jashtë. Lojën kush më shumë, kush më pak ta menaxhojë”.

Përndryshe, sonte, nga ora 21:00 do të nisë edicioni i dytë i formatit gjigant televiziv, Big Brother VIP Kosova 2.


18:05 – Nimani: Përzgjedhja e kastit u bë në mënyrë të qëlluar – do të ketë thyerje të tabuve në shoqërinë kosovare (VIDEO)

Gazetari i Big Brother VIP Kosova, Labinot Nimani, ka bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet finale dhe se sonte janë gati që nga ora 21:00, ekskluzivisht në kanalet e Klan Kosovës dhe Artmotion të startojnë me natën e parë Prime të super spektaklit.

Nimani tha se çdo gjë brenda shtëpisë është shndërruar në perfeksion, pasi bëhet fjalë për një mega projekt që përfaqëson projektin më të kushteushëm që është realizuar ndonjëherë në Kosovën e pasluftës.

“Sa më shumë që të ketë banorë edhe puna vështirësohet por asnjëherë s’mungon vullneti dhe të gjitha ato dinamika dhe ngjarje, polemika që lindin brenda shtëpisë nga vetë kasti që janë të izoluar aty e bëjnë edhe punën më atraktive dhe nuk është se lodhësh dhe bëhesh monoton prej ngjarjeve që rrjedhin brenda shtëpisë”.

“Edhe vitin e kaluar i kemi përcjellur njësojë, dhe siç e kemi përcjellur me vigjilencë çdo veprim, jemi përpjekur që të jemi sa më transparent me publikun, duke qenë 100 për qind real edhe me kohën kur kanë ndodhur ngjarjet por edhe duke qenë transparentë me mënyrën se si i kemi publikuar videot dhe lajmet në Klan Kosova, BBVK dhe platforma të tjera”, tha Nimani në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, Nimani tha se drejtoresha e kastit, Liberta Spahiu, e ka bërë përzgjedhjen e kastit në mënyrë të qëlluar, teksa tha se shpreson që sërish do të ketë thyerje të tabuve në shoqërinë kosovare.

“Interesi i publikut, po nisem prej sezonit të parë të Big Brother VIP Kosova ka qenë stratosferik, pasi çdo lajm që është publikuar në portalin e Klan Kosovës ka fituar një audiencë të bujshme”.

“Kjo të bën që t’i qasesh punës me më shumë seriozitet, por besoj që edhe kasti i përzgjedhur nga drejtoresha e kastit, Liberta Spahiu, ka qenë shumë i mirë dhe i qëlluar dhe besoj se sërish do të kemi thyerje të tabuve dhe shembje të serotipeve që ekzistojnë në shoqërinë kosovare”, tha ai.


17:43 – Disa mundësi – Ja ku mund ta ndiqni spektaklin e Big Brother VIP Kosova 2

Sonte, nga ora 21:00 do të nisë edicioni i dytë i formatit gjigant televiziv, Big Brither VIP Kosova 2.

Këtë edicion, për të cilin ka interesim të madh, janë ofruar përplot mundësi që të gjithë të mund t’i ndjekin befasitë e natës së parë, duke nisur prej zbulimit të banorëve.

Big Brother VIP Kosova mund të shikohet në:

Kosovë: Artmotion dhe Kujtesa

Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion aplikacion dhe Tring Satelit

Evropë: Nimi Tv

Amerikë: TV Alb


16:54 – Hamiti zbulon virtytet e banorëve që futen sonte: Një mjeshtër, njëra përballon shumë gjëra (VIDEO)

Pak orë para nisjes së edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, një prej prezantuesve zyrtarë të këtij formati televiziv, Alaudin Hamiti ka shpalosur disa detaje enigmatike në lidhje me konkurrentët që sonte do të futen në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Në një video të xhiruar në hapësirat e mediumit KlanKosova, i pyetur nëse do ta zbulojë një emër që sonte i bashkohet kastit të BBVK-së, Hamiti ka dhënë një përgjigje interesante.

“S’mund të zbuloj emra. Një është mjeshtër, tjetri është misterioz, njëra përballon shumë gjëra, njëra është e guximshme”, ka thënë Hamiti.

“Nga emrat? Alaudini”, është shprehur prezantuesi me shaka.

Përndryshe, sonte, duke filluar nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion, do të nis transmetimin formati televiziv më i shikuar në vend, derisa në shtëpinë e “Vëllait të Madh” do të futen konkurrentët e rinj.

Nata e sotme ‘Prime’, do të shpalosë për publikun një sërë surprizash të përgatitura me shumë kujdes e që do të iu rrëmbejnë fokusin dhe zemren, pa asnjë dyshim.

Edhe këtë edicion nikoqirë të spektaklit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, veç se në panelin e opinionistëve do të ketë ndryshime.

Përpos Anita Haradinajt, që edhe në edicionin e parë është shfaqur në rolin e opinionistes, këtë post me nam, këtë sezon do ta mbajë edhe gazetari, Bledi Mane.


16:37 – Gjithçka gati për një natë të magjishme në BBVK2

A jeni gati? Edhe pak orë na ndajnë nga magjia e natës hapëse ‘Prime’ të edicionit të dytë të spektaklit gjigant, Big Brother VIP Kosova.

Sonte, duke filluar nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion, do të nis transmetimin formati televiziv më i shikuar në vend, derisa në shtëpinë e “Vëllait të Madh” do të futen konkurrentët e rinj.

Nata e sotme ‘Prime’, do të shpalosë për publikun një sërë surprizash të përgatitura me shumë kujdes e që do të iu rrëmbejnë fokusin dhe zemren, pa asnjë dyshim.

Edhe këtë edicion nikoqirë të spektaklit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, veç se në panelin e opinionistëve do të ketë ndryshime.

Përpos Anita Haradinajt, që edhe në edicionin e parë është shfaqur në rolin e opinionistes, këtë post me nam, këtë sezon do ta mbajë edhe gazetari, Bledi Mane.

Haradinaj e Mane, pritet t’i japin akoma më shumë gjallëri netëve ‘Prime’, me komentet e tyre jo rrallë herë pikante, si dhe me transparencën që i karakterizon që të dy si personazhe publike.

Për të mos zbuluar më shumë detaje, tanimë e dini – sonte duke filluar nga ora 21:00, bëhuni gati për një show maratonik me përplot befasi. Ku tjetër pos në KlanKosova dhe ArtMotion.


Pak orë para nisjes së edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, një prej prezantuesve zyrtarë të këtij formati televiziv, Alaudin Hamiti ka shpalosur disa detaje enigmatike në lidhje me konkurrentët që sonte do të futen në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Në një video të xhiruar në hapësirat e mediumit KlanKosova, i pyetur nëse do ta zbulojë një emër që sonte i bashkohet kastit të BBVK-së, Hamiti ka dhënë një përgjigje interesante.

“S’mund të zbuloj emra. Një është mjeshtër, tjetri është misterioz, njëra përballon shumë gjëra, njëra është e guximshme”, ka thënë Hamiti.

“Nga emrat? Alaudini”, është shprehur prezantuesi me shaka.

Përndryshe, sonte, duke filluar nga ora 21:00 ekskluzivisht në ekranet e KlanKosova dhe ArtMotion, do të nis transmetimin formati televiziv më i shikuar në vend, derisa në shtëpinë e “Vëllait të Madh” do të futen konkurrentët e rinj.

Nata e sotme ‘Prime’, do të shpalosë për publikun një sërë surprizash të përgatitura me shumë kujdes e që do të iu rrëmbejnë fokusin dhe zemren, pa asnjë dyshim.

Edhe këtë edicion nikoqirë të spektaklit do të jenë Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi, veç se në panelin e opinionistëve do të ketë ndryshime.

Përpos Anita Haradinajt, që edhe në edicionin e parë është shfaqur në rolin e opinionistes, këtë post me nam, këtë sezon do ta mbajë edhe gazetari, Bledi Mane.


lajme të ngjashme