Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

LIVE| Driloni, finalisti i parë (VIDEO)

NULL NULL
10.01.2025 21:02

02:03 – Hapet televotimi: Zgjidhni finalistët tuaj

Driloni është zgjedhur finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Vëllai i Madh e ka hapur një tjetër televotim sonte me pyetjen se “zgjidhni finalistët tuaj”.

Aktualisht, në gjysmëfinale janë shtatë nga tetë banorët që janë në shtëpi.

Për t’i parë këto momente, klikoni në videon më poshtë:


01:56 – Driloni, finalisti i parë

Driloni, është finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova 3.

Ai është votuar më së shumti nga publiku.

Kështu ai do të jetë i pari banor që do të shkon automatikisht në finale.

Ndryshe, finalja e madhe do të jetë me datën 24 janar.


01:52 – Momente tensioni mes Xuxit dhe Drilonit, klipi që përmbledh gjithë dramën (VIDEO)

Xuxi dhe Driloni janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin gjatë javës.

Driloni u shpreh se Xuxi është gënjeshtar dhe çka do të bën në shtëpi lidhet me gënjeshtër, transmeton Klankosova.tv.

Xuxi, në anën tjetër, u shpreh se Driloni mund të jetë finalist por asnjëherë fitues.

Të dy banorët u përplasën më një gjuhë denigruese ku s’kursyen njëri-tjetrin aspak.

Banorëve iu shfaq klipi me tensionet mes tyre, por për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.


01:40 – Mbyllet televotimi për finalistin e parë!

Është mbyllur televotimi në lidhje me atë se kush do të jetë finalisti i parë.

Televotimi qëndroi i hapur për më shumë se një orë dhe pas pak do të mësohet se kush nga tetë banorët e mbetur do të jetë finalisti i parë, njofton Klankosova.tv.

Për t’i parë këto momente, klikoni në videon më poshtë:


01:36 – “Tradhtare e kombit” – Akuza të rënda mes Sarës dhe Gresës, momente tensioni në Prime

Sara dhe Gresa kanë debatuar ashpër në Prime.

Gresa ka treguar se raportin me të e ka pasë më ndryshe, teksa shtoi se ajo vazhdimisht po e akuzon.

“Me shpirt i kam dhënë këshilla. Ajo ka të sillet më thotë tradhtare e kombit, çka nënkupton me këtë”, u shpreh Gresa.

Por me këtë nuk u pajtua Sara.

“Gjithmonë mundohesh t’i keqpërdorësh situatat”, tha Sara.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


01:16 – “Me mua kujdes si flet”, eskalon debati mes Xhenetës dhe Sarës (VIDEO)

Ka eskaluar debati mes Sarës dhe Xhenetës pasi në shtëpi u shfaq klipi me tensione e debate të forta mes Sarës dhe Gresës.

Xheneta kërkoi fjalën teksa kjo gjë e acaroi keq Sarën e cila iu drejtua me ‘ku je ti këtu të flasësh, është pjesa ime’, transmeton Klankosova.tv.

Kjo gjë acaroi Xhenetën e cila kërcënoi hapur Sarën.

“Me mua e mshel gojën dhe kujdes se si më drejtohesh mua se unë nuk jam Gresa. Me mua e ndal gojën se nuk ta qet”, u shpreh Xheneta.

“Te vendi yt, te vendi yt të lutëm”, ishte kundërpërgjigja e Sarës e cila mes tjerash shtoi se këto janë shoqe me personalitet të njëjtë për Gresën dhe Xhenetën.

Por, për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.


01:02 – Ngacmime e provokime – Klipi që përmbledh tensionet mes Sarës dhe Gresës

Gjatë kësaj jave, Gresa dhe Sara kanë pasur tensione të mëdha me njëra-tjetrën.

Gresa e ka bërë Sarën që të shpërthente në lot, pas një debati që e pati me të në lidhje me darkën që kjo e fundit e pati me Drilonin.

Ndërsa, Sara tha se në lot shpërtheu pas një ëndrre që ka parë në lidhje me familjen dhe se situata s’ka të bëjë me darkën me Drilonit, ashtu sic pretendon Gresa.

Për t’i parë këto momente tensioni, klikoni në videon më poshtë:


00:47 – “Jo edhe po ma kana edhe s’po më lë nana” – Gresa e ashpër ndaj Drilonit

Gresa ka debatuar ashpër me Drilonin, pasi nuk po ia shpreh ndjenjat Sarës.

Ajo thotë se Driloni duhet të marr një vendim përfundimisht.

“Nuk është koha këtu, ti nëse nuk ke ndjenja hajde thuaj po pauzojmë, ti lojën tënde unë lojën time, tani jashtë vendosim. Jo edhe po ma kana, edhe s’po më len nana”, i është drejtuar Gresa, Drilonit.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


00:44 – Një darkë me shumë romancë, çka ndodhi në takimin sy me sy mes Sarës dhe Drilonit (VIDEO)

Sara dhe Driloni kanë shijuar një darkë romantike brenda shtëpisë së ‘Vëllait të Madh’ teksa bashkë shoshitën gjithë raportin dhe ndjesitë e tyre.

Sara u shpreh se në fillim i është dashur kohë që të krijoj besim me Drilonin dhe se nuk dinte si të menaxhonte situatën për çka tha se është hera e parë që gjindet në këtë situatë, transmeton Klankosova.tv.

“Një nga arsyet që ndoshta unë kam qenë e ndikuar emocionalisht nga situatat është sepse unë jam gjujt për ty dhe unë nuk e dija se ku qëndroja me ty – nëse unë mund të të besoja ty 100 për qind se nuk e dija si ta menaxhoja këtë gjë pasi është hera e parë që mua më ndodhë kjo situatë. Tani e di se ku qëndrojë me ty dhe që mund të të besoj dhe ti këtë gjë se ke lojë me mua e as unë me ty”, u shpreh Sara.

Driloni, mes tjerash, u shpreh se që nga fillimi e ka ditur se do të ketë afrim mes tyre pasi u shpreh se janë tipa të njëjtë.

Driloni në darkë kërkoi të dinte se a po i jep siguri Sarës teksa ajo u përgjigj se ‘Po’.

“Besoj se të njoh mjaftueshëm këtu, dhe kam shumë siguri në ty”, u shpreh Driloni.

Por për të parë më shumë momente nga darka plotë romancë mes tyre, shiheni klipin në linkun më poshtë.


00:32 – Rovena: Në vendin tim duhej të eliminohej Xuxi ose Xheneta (VIDEO)

Rovena është e eliminuara e radhës nga shtëpia e ‘Vëllait të Madh’.

Rovena doli e eliminuar teksa në nominim ishte me Leo-n, Sarën, Xuxin dhe Xhenetën, transmeton Klankosova.tv.

E ftuar në studio, Rovena u shpreh se në vend të saj do të duhej të dilnin nga shtëpia Xuxi ose Xheneta.

Por, për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.


00:25 – Më shumë urrejtje, ja si u përcjell nga shtëpia Rovena! (VIDEO)

Rovena është banorja e radhës që lë shtëpinë më të famshme në vend.

Ajo është përshëndetur vetëm me Drilonin, Sarën dhe Drenushën, por jo edhe me të tjerët.

Rovena tha se është sulmuar nga banorët pa të drejtë, kur doli.

Për më shumë shikojeni reagimin e banorëve se si u sollën me të:


00:17 – Rovena Stefa e eliminuara e radhës nga BBVK (VIDEO)

Këngëtarja Rovena Stefa ka përmbyllur rrugëtimin e saj në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’ duke hequr dorë nga çmimi i madh.

Rovena ishte banorja e parë e Big Brother VIP Kosova 3 që nisi rrugëtimin më 18 tetor të vitit të kaluar, transmeton Klankosova.tv.

Rovena ishte në dyshen e fundit të nominimit bashkë me Leo-n.

Por, për më shumë detaje shiheni videon në linkun më poshtë.


23:47 – Një surprizë, si asnjë tjetër – Takimi i Sarës me dy miqtë e saj

Sara është befasuar nga dy miqtë e saj më të mirë, Kledia dhe Niko.

Ajo është gëzuar tejet shumë në momentin kur i pa, duke u dhënë përqafime e puthje.

Vizita e tyre pason pas rrëfimit të dhimbshëm që ajo dha.


23:46 – Driloni ia mban dorën Sarës teksa shfaqet linja e jetës së saj 

Sara Kolami i është rrëfyer ‘Vëllait të Madh’ mbi vështirësitë e jetës, ëndrrat, dështimet dhe sukseset.

Sara në rrëfimin e saj tregoi për një periudhë të vështirë shëndetësore të nënës së saj gjë e preku sërish edhe gjatë transmetimit të klipit në ‘Prime’, transmeton Klankosova.tv.

Teksa Sara shpërtheu në lot Driloni i qëndroi pranë dhe ia mbante dorën.

Por, për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.


23:39 – Një rrëfim emocionues i Sarës për vështirësitë, ëndrrat, dështimet dhe sukseset (VIDEO)

Sara është rrëfyer tek ‘Vëllai i Madh’ si asnjëherë më parë në linjën e saj të jetës.

Ajo tregoi vështirësitë e jetës mes zhvendosjes nga Shqipëria në Greqi dhe bullizimet që i kishte hasur si fëmijë vetëm pse ishte e huaja gjë që siç tha Sara nuk u pagëzua dhe të ndryshojë emrin vetëm që të mos mohoj asnjëherë vendin nga ajo vjen që është Shqipëria.

Sara, mes tjerash, ka treguar edhe për raportet me babain e saj dhe një periudhë jo të mirë të shëndetësore.

“Natën kur flinim ajo shkonte dhe qante diku ku ne nuk e shihnim”, u shpreh Sara.

Sara tutje tregoi edhe për punën e saj mes televizionit dhe filmit dhe gjithë dashurinë që kishte marrë nga publiku është gjëja kryesore për të.

Në këtë rrëfim emocionues Sara tregoi edhe për dështimet dhe dashurinë e nuk la pa përmendur as ëndrrat e saj për jetën.

Por për më shumë detaje, shiheni rrëfimin e plotë të Sarës shiheni videon në linkun më poshtë.


23:27 – Mbyllet televotimi, votoi kush votoi! 

Është mbyllur televotimi në shtëpinë më të famshme në vend.

Sonte një nga pesë banorët e nominuar do ta lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3, njoftona Klankosova.tv

Në nominim janë Leo, Xuxi, Rovena, Xheneta dhe Sara.


23:27 – Vullneti shpërthen ndaj Sarës, çka po ndodh në Prime?

Vullneti i është kthyer Sarës, pasi kjo e fundit reagoi gjatë kohës sa Rovena filloi të këndojë.

Ai i tha asaj se është ‘patetike’, me sjelljet që po bën.

“Sara duke bërë shqiponjën, Sara Kolami, na doli tash edhe patriotike, nuk ki lidhje. Nuk ke pasë lidhje as Prishtinën as për gjë, tash këtu po rreh shuplakë”, u shpreh Vullneti.


23:03 – Thirrja e Vullnetit që trazoi shtëpinë: Paratë të qëndrojnë në Kosovë

Thirrja e Vullnetit që paratë e çmimit të Big Brother VIP Kosova 3, të qëndrojnë në Kosovë ka trazuar të gjithë shtëpinë.

Kërkesa e Vullnetit është që këtë herë fituesi të jetë nga Kosova dhe jo sipas tij, nga diaspora dhe Shqipëria.

Por me këtë nuk u pajtuan banorët duke krijuar debate të mëdha.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


22:56 – Xheneta pyet sërish për Gjestin: A është në studio? (VIDEO)

Xheneta është interesuar sërish të dijë nëse Gjesti është në studion e Big Brother VIP Kosova.

Prezantuesi Alaudin Hamiti e ngacmoi duke i thënë se ‘tash të ra ndërmend a?’, transmeton Klankosova.tv.

Hamiti, mes tjerash, i tregoi Xhenetës dhe banorëve se Gjesti është mirë duke mos dhënë më shumë detaje.

Por, për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.


22:25 – “Po i bën shantazh Rovenës” – Milaim Zeka i bën një paralajmërim Xuxit

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, e ka paralajmëruar Xuxin, për akuzat që po bën.

Ai thotë se ato çka i ka thënë ndaj Rovenës, është shantazh.

“Xuxi po ta jap një këshill, jo kritik. Unë sonte do të jap këshill njerëzore, përkundër presionit shumë të madh je brenda duke akuzuar njerëz, deri në atë shkallë që një njeri super luftëtar i madh, personalitet i madh, që po i kalon 30 vite nëpër burgje të Kosovës për krimet e luftës, e ke quajtur raketash”, u shpreh Milaimi.

“Mos e akuzoni njëri-tjetrit me gjëra nga jashtë se do të gaboni rëndë”.


22:19 – Dramë e përplasje, momentet më pikante nga darka e të nominuarve (VIDEO)

Është publikuar klipi me momentet më pikante nga darka e të nominuarve në shtëpinë më të madhe në vend, Big Brother VIP Kosova 3.

Leo, Xuxi, Rovena, Sara dhe Xheneta janë banorët që ishin pjesë e darkës, transmeton Klankosova.tv.

Ata janë përgjigjur në pyetjet e publikut, teksa nuk munguan pastaj përplasjet mes tyre.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


22:14 – “Ti i ke hëngër krejt kulaçat e Gjestit”, Xheneta i drejtohet Leos: Vetëm po imiton (VIDEO)

Leo dhe Xheneta kanë debatuar ashpër në Prime, ku u përmend edhe Gjesti.

Ai thotë se nuk kupton sjelljet që po bën Xheneta.

“Me Xhenetën, është e vërtetë që nuk kemi pasur ndonjë raport, dhe nuk e di çfarë arsye të kam jap, që ti gjithë me sjellje të këqija, me ofendime”, u shpreh Leo.

Kurse Xheneta u kundërpërgjigj duke thënë se Leo po imiton Gjestin.

“Ti po vazhdon me imitu Gjestin, ti zemër ski karakter tëndin, ti mundohesh të imitosh Gjestin se ti i ke hangër krejt kulaçat e Gjestit, edhe kur s’ka qëndruar askush me ty, ka qëndruar Gjesti”, i është drejtuar Xheneta, Leo.


22:10 – Olta ia thotë troç Leos: Lelën e ke nxjerr ti nga shtëpia

Opinionistja Olta Gixhari i është drejtuar Leos duke i thënë se ishte ai që e ka nxjerr Lelën nga shtëpia.

Gixhari i tha se Leos se kur do të dalë jashtë do ta marrë vesh që në dy javët e para të Bigut, Lela ka qenë fituese.

“Sa herë ajo vajzë e ngrinte kokën për të luajtur në atë lojë ti i thoshe ‘hajde këtu, s’ke për të luajtur, do rrish me mua, pse s’më jep vëmendje’”, tha Gixhari, njofton Klankosova.tv.


22:05 – Si është njohur Driloni me Lelën jashtë? (VIDEO)

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Driloni ka treguar se si është njohur me Lelën para se të futen në shtëpi.

Ai thotë se njohja ka ndodhur rastësisht, teksa thotë se nuk është takuar personalisht me të, por sipas tij, vetëm përmes rrjeteve sociale.

“E kam njohur në Instagram. Ama kështu personalisht jo. Na e kem një servis të veturave në Komoran. Nëna e Lelës ka shkuar dhe e ka rregulluar veturën te mixhallarët e mi. U ka thënë se çika ime do të futet në Big, tani djali i mixhës i ka treguar për mua, tani ai më ka kallxoj mua, që kjo vajzë do të futet në Big”, u shpreh Driloni.


22:02 – Olta: Leo ka mbetur tek Lela, Driloni është përpara me lojë (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka folur për rivalitetin mes Drilonit dhe Leo-n në rrugëtimin e tyre në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’.

Olta u shpreh se Driloni është shumë para me lojë përkundër Leo-s, transmeton Klankosova.tv.

“Sa i përket debatit Leo-Drilon për mua është një debat shumë i vjetër, ky është një debat para dy muajsh dhe më lejoni të them se edhe mund të mërziteni por Driloni është shumë para me lojën”.

“Leo ka ngel akoma tek Lela te historia çka i the Lelës, se më përmende Lelën atëherë dhe më duket debat shumë i vjetër dhe nëse dëshiron të shkosh në finale duhesh të krijosh dinamika të reja”, u shpreh Olta.

Por, për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.


21:59 – Zeka: Leo ishte i bindur se vetëm Gjesti e nxjerr Drilonin jashtë!

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, e ka komentuar nominimin mes Drilonit dhe Gjestit, të bërë nga Leo.

Zeka tha se Leo në mënyrë absolute e ka bërë nominimin që ta qes jashtë Bigut, Drilonin e jo Gjestin.

“Ky ka qenë i bindur 99 për qind se vetëm Gjesti mund ta nxjerr Drilonin jashtë”, tha Zeka, njofton Klankosova.tv.


21:58 – Milaim Zeka: Driloni e ka njohur Lelën para se të futet në Big Brother (VIDEO)

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka thënë se Leo e ka ditur që Driloni e ka njohur Lelën para se të futen në shtëpi.

Zeka, mes tjerash thotë se Driloni në lidhje me këtë ka përdorur strategji.

“Sepse Lela në fillim ka pasur simpati për Drilonin, një. Dhe e dyta është një mister në mes këtyre dy djemve, që ky me strategji ia ka përmend, Driloni thotë ne jemi të Komoranit, jemi kojshi. Jam i bindur që Leo e din që Driloni e ka njohur Lelën para se me u fut në Big Brother”, u shpreh Milaimi.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


21:47 – Shtëpia në tension, këto ishin momentet nga përplasja e Leo-s me Drilonin (VIDEO)

Pas vendosjes në nominim kokë më kokë, Leo dhe Driloni janë përplasur ashpër me njëri-tjetrit gjatë këtyre ditëve.

Në diskutimin mes tyre Driloni e vendosi edhe Lelën gjë që e acaroi keq Leo-n, transmeton Klankosova.tv.

“Këtë javë vetëm me Drilonin kam me u marrë që mos me ditë as kah është ana e majt as ana e djathtë”, shpreh Leo në klipin që iu shfaq banorëve.

Tensionet mes tyre u rritën edhe më, por për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.


21:31 – Rovena, Xhenetës: E humbe Gjestin, vera vjen një herë nga dera!

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Rovena, është shprehur se nuk i beson Xhenetës për ndjenjat ndaj Gjestit.

Ajo thotë se Xheneta nuk ka arritur të bëjë asnjëherë një bisedë me Gjestin, pa u ndikuar, sipas saj, nga egoja për lojë.

“Së pari e kam parë, kam qenë shumë afër me Gjestit, të gjithë lotët mund të thuash vuajtjet e Gjestit i kam parë nga afër, asnjëherë Xheneta nuk arriti një bisedë të saktë, dhe të pandikuar nga egoja e saj dhe nga dëshira për të triumfuar në lojë”, u shpreh Rovena.

“Ndihet e lënduar, i mungon Gjesti, por nuk i besoj lotëve të saj 100 për qind, sepse e shoh Xheneta dëshiron të jetë patjetër në lojë pjesë e shtëpisë. Njëherë vjen vera nga dera, nëse të vjen sërish e shohim”.


21:23 – Xheneta: S’kam menduar se do të dilte Gjesti, vetëm ai ka mundur ta qes Drilonin

Xheneta e ka komentuar nominimin e jashtëzakonshëm në mes Drilonit dhe Gjestit.

Ajo tha se ka menduar se vetëm Gjesti ka mundur ta nxirrte Drilonin jashtë dhe se “s’kam menduar që do të dilte ai përpara këtij”.

“Ai ka jep shumë më shumë se Driloni këtu dhe në momentin kur Gjesti ka filluar të rri me Drilonin, e kam ditë që me strategjitë e Gjestit, Driloni s’do të ishte sot këtu”.

“Në ato momente, duke u bazuar prej të preferuarit dhe duke u bazuar nëpër Prime dhe në momentin se si u fut Gjesti në lojë, kam menduar se Gjesti do ta nxirrte Drilonin”, tha Xheneta.


21:21 – Xheneta në momente të vështira pas largimit të Gjestit, ja trishtimi që përjetoi! (VIDEO)

Xheneta e ka përjetuar shumë rënd largimin e Gjestit nga shtëpia ‘Prime-in’ e shkuar.

Ajo gjatë këtyre ditëve ka qenë shumicën e herave me lot në sy teksa afër i qëndruan edhe disa banorë, transmeton Klankosova.tv.

Në klipin më poshtë shfaqet trishtimi që përjetoi këto ditë Xheneta dhe jo vetëm.

Për më shumë detaje, shiheni klipin në linkun më poshtë.


21:21 – “Ditë të vështira” – Xheneta mezi flet për situatën pas largimit të Gjestit (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta, ka thënë se është ndjerë keq pa praninë e Gjestit brenda shtëpisë.

Ajo thotë se është zgjuar dhe ka fjetur pa vullnet.

“Janë kanë ditë të vështira për mua. Nuk e di çka ka ndodhur me mua, brenda meje, dhe jam pa kurrfarë vullneti”, u shpreh Xheneta.

Për më shumë shikojeni videon e mëposhtme:


21:15 – Milaim Zeka: Gjesti gjithmonë do të jetë imazhi i Big Brother VIP Kosova

Opinionisti i Big Brother VIP Kosova 3, Milaim Zeka, ka folur për hyrjen e ish-konkurrentit të BBVK 3, Gjestit në Big Brother VIP Albania.

Zeka tha se Gjesti gjithmonë do të mbes si lojtar i Big Brother VIP Kosova, njofton Klankosova.tv.

“Njeriu aty ku krijohet, a e ke vërejtur se gjatë gjithë bisedave që bëhen dhe na bëjnë shumë reklamë Bigut të Kosovës. Gjesti do të mbes gjithmonë si lojtar i Big Brother VIP Kosova”, tha Zeka.


21:15 – Gjesti u kthye në fenomen, Dini: Misioni vazhdon (VIDEO)

Prezantuesi i Big Brother VIP Kosova 3, Alaudin Hamiti, është shprehur që janë të lumtur që Gjesti është bërë pjesë e Big Brother të Shqipërisë.

Ai thotë se nuk do të tentojnë që të të ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili sipas tij, është kthyer në fenomen.

“Në fakt faleminderit për shikueshmërinë e jashtëzakonshme të këtij Big Brotheri, sidomos të Prime të shkuar. Ne jemi shumë të lumtur që një produkt i Kosovës i Big Brother të Kosovës është vendosur fuqishëm në Big Brother të Shqipërisë, si asnjë personazh më parë. Në asnjë mënyrë nuk do tentojmë të ndërpresim rrugëtimin e një lojtari nga Kosova, i cili është kthyer në fenomen, suksese Gjesti, misioni vazhdon”, u shpreh Dini.


21:11 – Olta Gixhari: Gjesti ka thyer dhe do të thyej çdo rekord! (VIDEO)

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova 3, Olta Gixhari, ka komentuar hyrjen e ish-konkurrentit Gjesti në Big Brother VIP Albania 4.

Gixhari u shpreh se Gjesti do të thyej çdo rekord, transmeton Klankosova.tv.

“Mendoj që Gjesti ka thyer dhe do të thyej çdo rekord se t’i mbaj dy Big Brother rresht uroj t’i mbajë nervat dhe energjitë e të vazhdoj deri në fund. Uroj shumë”, u shpreh Olta.

Por, për më shumë detaje, shiheni videon në linkun më poshtë.


Ka nisur spektakli ‘Prime’ ku sonte do të jetë një natë e paharrueshme pasi do të jetë një episod eksploviz për miliona shikues që nga fillimi i Big Brother VIP Kosova 3.

Kjo javë ishte e mbushur me dinamika, debate të forta e dramatike, sidomos pas eliminimit të ish-banorit Gjestit, të gjitha këto priten që të diskutohen në Prime.

Po ashtu tensioni i përfundimit të rrugëtimit dhe zërja e një vendi në finale ka bërë që banorët të mos kursejnë njëri-tjetrin kështu që debatet sa vijnë e ashpërsohen.

Në këtë ‘Prime’ surpriza e vërtetë që do ta mbaj publikun dhe banorët nën ankth është televotimi që do të hapet brenda spektaklit për të çuar njërin nga banorët direkt në finalen e madhe të 24 Janarit.

Njëri nga të nominuarit sonte lë përfundimisht rrugëtimin në BBVK teksa emocione na presin pasi një nga banoret e ‘Vëllait të Madh’ ka treguar linjën e jetës së saj.

Spektakli transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe LIVE në kanalin zyrtar në Youtube, të Big Brother VIP Kosova.

Mos e humbisni!

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.