Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit

NULL NULL
13.06.2025 10:50
Deputetët e Kuvendit në seancën e 9 qershor, 2025. Foto: Kuvendi i Kosovës

11:39 – Kuvendi dështon për të 31-tën herë, bie edhe numri i votave

Kuvendi i Kosovës dështoi për të 31-tën herë të konstituojë legjislaturën e re.

Flamur Gajtani, gazetar i Klan Kosovës, tha se seanca e sotme pati më së paku vota nga të gjitha tentimet e kaluara.

“Kësaj radhe ishin vetëm 47 vota, ndërsa në versionin më të mirë kishte shkuar deri në 56 vota pro”, tha Gajtani.

Duket se rënia e numrave pro votimit të Komisionit për votim të fshehtë ka të bëjë me periudhën e pushimeve verore.

Deputetët e Listës Serbe mësohet se nuk kanë hyrë në fillim në seancë. Gajtani thotë se ata janë frikësuar se Kuvendi do të mbajë një minutë heshtje për Ditën e Çlirimit.

Të njëjtit, thotë gazetari, kanë hyrë pasi kryesuesi Avni Dehari, e ka nisur seancën.


11:35 – Hyseni (LDK): Po vazhdon skenari – numri i seancave rritet, bie ai i deputetëve

Ekrem Hyseni nga radhët e LDK-së, pas dështimit të seancës së 31-të konstituive tha se përsëri po vazhdon skenari që rezultatin e ka të njëjtë.

“Ajo që pamë sot është vazhdimi i skenarit që rezultatin e ka të njëjtë. Rritet numri rendor i seancave, në ndërkohë bie numri i deputetëve”, u shpreh Hyseni para medieve, transmeton klankosova.tv.

“Sot në propozimin e VV-së kishte vetëm 47 deputetë për, numri më i vogël ndonjëherë pas këtyre zgjedhjeve. Pra kemi një Kuvend jofunksional, një Qeveri pa legjitimitet në ndërkohë që nuk ka asnjë lëvizje që të dilet nga kjo krizë”, u shpreh ai.


11:30 – Haxhiu: Absurde qëndrimi i LDK-së që nuk shkon pa PDK-në

Kandidatja për kryetare Kuvendi që nuk po i merr votat, Albulena Haxhiu është deklaruar pas dështimit të radhës për të konstituuar këtë institucion.

Ajo foli për propozimin e LDK-së për formimin e një Qeverie të Unitetit, transmeton Klankosova.tvb.

“Nuk e di çfarë po kërkojnë, a po kërkojnë që të gjitha partitë të jenë në qeveri bashkë? A duhet Kuvendi të ketë opozitë? Demokracia e kërkon këtë”, tha ajo.

“Nuk e kuptoj insistimin e LDK-së që domodoshmërishtë ta ketë PDK-në në partneritet, pra në koalicion”, tha tutje ajo.

“Insistimi i LDK-së pa PDK-në për mua është i paqartë”, u shpreh Haxhiu.


11:26 – Çitaku: S’ka definicion në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës që ndodhemi

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar pas dështimit të 31-të për të arritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ajo tha se nuk ka fjalë shqip që përshkruan absurditetin e situatës së krijuar, transmeton klankosova.tv.

“Fatkeqësisht mungon definicioni në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës në të cilën ndodhemi. Kemi pa tash e disa muaj një shpërfaqje të shkallës së lartë të papërgjegjësisë dhe mungesës së ndjeshmërisë në raport me qytetarin”, u shpreh Çitaku.


11:21 – Deputetët dështojnë edhe sot, as 31 tentime s’u mjaftojnë për konstituim të Parlamentit

Deputetët e betuar edhe sot dështuan ta konstituojnë përbërjen e re të Parlamentit.

Ata u mblodhën edhe sot shkurt, por nuk gjetën zgjidhje, transmeton Klankosova.tv

Seanca e radhës mbahet përsëri pas 48 orëve.


11:19 – Seanca nis, pak minuta punë për deputetët që po e mbajnë kuvendin të bllokuar

Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës tashmë ka nisur, transmeton Klankosova.tv

Kjo është hera e 31-të për një përpjekje të tillë, ndërsa s’ka sinjale për zhbllokim të situatës.

VV po insiston të vazhdojë me procesin e komisionit të fshehtë për votimin e kandidates së tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiut, ndërsa partitë e tjera ish opozitare janë kundër, duke e quajtur atë figurë përçarëse.


10:50 – Seanca nis, pak minuta punë për deputetët që po e mbajnë kuvendin të bllokuar

Deputetët e betuar kanë dështuar që dhjetëra herë të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Sot është hera e 31-të për një përpjekje të tillë dhe seanca është caktuar të fillojë në orën 11:00.

Çështja është bllokuar te emri i kryetarit të Kuvendit dhe as këtë herë s’ka asnjë sinjal për zhbllokim të situatës.

VV po insiston të vazhdojë me procesin e komisionit të fshehtë për votimin e kandidates së tyre për kryeparlamentare, Albulena Haxhiut, ndërsa partitë e tjera ish-opozitare janë kundër, duke e quajtur atë figurë përçarëse.

Zhvillimet e ditës së sotme mund t’i ndiqni LIVE në Klan Kosova.


11:21 – Haxhiu: Konstituimi i Kuvendit varet nga opozita

Kandidatja për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu u deklarua para nisjes së seancës konstituive.

Ajo tha se varet nga opozita konstituimi i këtij institucioni, transmeton Klankosova.tv.

“Varet nga opozita, besoj se i takon opozitës, ne do të votojmë për komisionin”, u shpreh Haxhiu.


11:09 – Limaj: Pres që Abdixhiku të na e prezantojë zyrtarisht Qeverinë e Unitetit

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj ka folur për propozimin e LDK-së për formimin e një Qeverie të Unitetit.

Ai thotë se nuk kanë pasur ndonjë bisedim zyrtar, megjithëse shton se është në pritje që kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku t’ua prezantojë zyrtarisht, transmeton klankosova.tv.

“Do të ketë shpejt marrëveshje politike”, u shpreh tutje Limaj.


11:06 – Haradinaj: Partitë më të mëdha e pranuan që s’kanë numra, s’e di cila do të jetë zgjidhja

Deputeti i betuar i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se partitë më të mëdha e kanë pranuar që s’i kanë numrat për të formuar qeveri, andaj shprehet i hutuar se si mund të ketë zgjidhje.

“Iniciativa e tij për zhbllokim të situatës duhet të vlerësuar, por e thanë edhe dy liderët e partive më të mëdha ‘nuk i kemi numrat’. Pra nëse s’i kanë numrat, nuk e di se cila do të jetë zgjidhja, megjithëse duhet vlerësuar tendenca për zhbllokim”.

“Megjithëse kisha thanë që duhet të reflektojë partia e parë”, tha Haradinaj. /klankosova.tv


11:03 – Musliu: Jemi lodhur, por do të vij në çdo seancë

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se të gjithë jemi lodhur, por nuk është në dorën e saj zgjidhja e ngërçit politik.

“Do ta përmbush obligimin tim qytetar që te jem prezente në çdo séancë, përderisa sa nuk varet prej Ganimete Musliu ndryshimi i këtij pozicioni ku ka mbetur kuvendi, a jemi lodhur edhe na, edhe ju edhe qytetarët, jemi lodhur, por nuk varet nga unë, nuk është në dorën time”, tha ajo.


10:56 – Reçica: Përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje

Elmi Reçica nga radhët e PDK-së, ka folur para nisjes së seancës së 31-të.

Ai theksoi se  përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje, njofton Klankosova.tv.

“A është tepruar është tepruar, a po ndihemi ne keq, unë veçanërisht po, a ka mundësi me dalë prej situatës, po, por  përgjegjësia është e atij që ka dalë i pari në zgjedhje”, tha ai.


10:55 – A mori LDK-ja ndonjë përgjigje për Qeverinë e Unitetit? Flet Armend Zemaj

Deputeti i betuar i LDK-së, Armend Zemaj është deklaruar pak para nisjes së seancës së Kuvendit të Kosovës.

Ai u pyet rreth marrjes së ndonjë përgjigje lidhur me propozimin e LDK-së për një Qeveri të Unitetit, transmeton klankosova.tv.

“Jo, ende nuk ka diçka zyrtare në këto momente”, u shpreh Zemaj.


10:48 – Brahimaj: S’e kam pa 15 pikëshin e Qeverisë së Unitetit, dje ka qenë Dita e Çlirimit

Lahi Brahimaj nga AAK, është deklaruar pak para seancës së 31-të konstituive të Kuvendi të Kosovës.

Ai u pyet rreth propozimit të LDK-së për Qeveri të Unitetit, ku Brahimaj tha se nuk i ka parë 15 pikat që janë shpalosur gjatë ditës së enjte.

“Dje ka qenë dita e Çlirimit, jemi marr me të”, tha Brahimaj, duke uruar edhe një herë këtë ditë të rëndësishme.

Ndërsa sa i përket zhbllokimit të situatës, ai kërkoi zgjidhje si nga partia fituese në zgjedhjet e 9 shkurti, ashtu edhe nga ish-opozita.

Po ashtu ai tha se’ askush se ka menduar që do të provohet 31 herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.