Liturgjia në Kishën Ortodokse Serbe quhet si provokim ndaj shqiptarëve NULL NULL 11.06.2021 08:36 11.06.2021 08:36 Qendra Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur (QGJKPH) e ka quajtur provokim liturgjinë që është kryer dje në Kishën Ortodokse Serbe që është në oborrin e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”. Në reagimin e kësaj qendre tutje thuhet se liturgjia e mbajtur është dëshmi e projektit gjenocidar të Serbisë ndaj shqiptarëve. “Botërisht është e njohur se në funksion të shkatërrimit të identitetit kulturor dhe arsimor shqiptar në Kosovë, politika gjenocidare e Sllobodan Millosheviqit u harmonizua me fondamentalizmin fetar ortodoks për ndërtimin e një kishe ortodokse serbe në hapësirën e okupuar të Universitetit të Prishtinës. Shpërthimi i luftës çlirimtare pamundësoi realizimin e një projekti të tillë dhe nga ideja e këtij projekti mbeti vetëm skeleti i kishës politike të Sllobodan Millosheviqit”. “Sentenca e njohur “krimineli kthehet në vendin e krimit” u dëshmua edhe sot: Përfaqësuesi i fondamentalizmit fetar ortodoks serbe, peshkopi Teodosije, erdhi për të mbajtur një liturgji brenda skeletit të projektit të kishës politike të Sllobodan Millosheviqit dhe të Kishës Ortodokse serbe. Ky skelet nuk është kishë që ka të bëjë me besimtarët ortodoks, por është dëshmi e projektit gjenocidar të Serbisë ndaj shqiptarëve. Prandaj nuk është vend liturgjie, por dëshmi domethënës ku duhet të bëhen ekspozita për gjenocidin ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë”, thuhet në reagim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 1 orë më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 3 orë më parë