Liston arsyet pse e dashuron gruan që vuan nga depresioni NULL NULL 11.12.2015 15:00 11.12.2015 15:00 Tim Murphy, është një inxhinier nga Los Anxhelos që së fundmi e ka suprizuar gruan e tij Molly me një shënim shumë të bukur. Molly, ka një kohë që vuan nga depresioni dhetani është kthyer nga një udhëtim në San Françisko dhe po ndihej shumë e mërzitur, transmeton Klan Kosova. Kur shkoi në dhomën e gjumit ajo vuri re se Tim kishte shkruar në pasqyrë 15 arsyet pse e dashuron atë. Lista titullohej kështu: “Arsyet pse e dua gruan time”. Në listë shkruhej: Ajo është shoqja ime më e mirë Ajo nuk heq dorë kurrë nga vetja ose unë Ajo më jep kohë sa të dua për projektet e mija Ajo çdo ditë më bënë të qesh Ajo është e mrekullueshme Ajo është personi më i mirë që kam takuar Ajo e pranon çmendurinë time Ajo ka një zë të mrekullueshëm Ajo vjen në klube striptizmi me mua Ajo ka përjetuar eksperienca tragjike në jetë, por prapë vazhdon të mbetet personi më optimist që njoh Ajo më ka mbështetur pafund më zgjedhjet e mija karrieriste dhe më ka përkrahur në secilën prej tyre Pa e kuptuar, ajo më bën që të dua më shumë për të se sa për cilindo njeri tjetër Ajo ka bërë një punë të mrekullueshme në rrugën e karrierës Kafshët e vogla e bëjnë të qajnë Ajo gërhin kur qesh