Lista Serbe: Dënimi i Todosijeviqit, kurora e serbofobisë së regjimit të Kurtit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lista Serbe: Dënimi i Todosijeviqit, kurora e serbofobisë së regjimit të Kurtit

NULL NULL
28.03.2023 18:19
masakra e recakut ivan todosijeviq

Subjekti politik serb i Kosovës, Lista Serbe, ka reaguar për vendimin që thotë se e kanë pranuar nga Gjykata e Apelit rreth anëtarit të tyre, Ivan Todosijeviq, i cili u dënua me një vit burgim.

Përmes këtij reagimi, Lista Serbe thotë se “patrioti i dëshmuar, Ivan Todosijeviq është njeriu i parë që dënohet për një ofendim verbal, para syve të gjithë komunitetit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të tyre, të cilët si papagaj, kanë thënë prej vitesh se shteti ligjor dhe demokracia janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ta”, raporton Klankosova.tv.

“Natyrisht, kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për serbët krenarë dhe të nderuar”, theksohet në këtë reagim.

Ky subjekt politik thotë më tej se “ky aktgjykim është kurora e serbofobisë së regjimit të Albin Kurtit, i cili në çdo mënyrë po përpiqet t’u dërgojë mesazh të gjithë serbëve se nuk kanë vend në Kosovë” dhe “të pastrojë etnikisht Kosovën” nga populli serb.

Në rastin që u kthye në rigjykim, Todosijeviq u dënua me një vit burgim për “përhapje të urrejtjes dhe jotolerancës”.

Rasti ndaj tij ka të bëjë me deklaratat që përmbanin gjuhë të urrejtjes lidhur me masakrën në Reçak.

Todosijeviq ka deklaruar në mars të vitit 2019 se arsye për “agresionin e NATO-s” kundër caqeve të ushtrisë jugosllave më 1999 ka qenë “e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

Ndërkaq, Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se Todosijeviq është ftuar që më 3 prill të paraqitet në qendër të paraburgimit për të nisur vuajtjen e dënimit.

Kjo zyrë ka thënë tha se do ta njoftojë të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it lidhur me dënimin e Todosijeviqit.

Todosijeviq është anëtar i kryesisë së Listës Serbe, parti kjo që më herët ka marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe ka qenë pjesë e Qeverisë.

Siç shkruan REL, aktualisht ai është kryetar i Komunës paralele të Zveçanit, që funksionon sipas sistemit serb. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS