Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lista e plotë e triumfuesve të “People’s Choice Awards 2022”

NULL NULL
07.12.2022 16:08

Ceremonia e sivjetme e ndarjes së çmimeve “People’s Choice Awards 2022” ka qenë një natë për mos tu humbur, ndërsa votat e dërguara nga fansat i dhanë fitoren e merituar yjeve të nominuar në kategori të ndryshme.

Ishin tre fitues kryesorë, shpallja e të cilëve i ka paraprirë transmetimit televiziv të 6 dhjetorit: Ryan Reynolds u nderua me çmimin “The People‘s Icon” për kontributin e tij në industrinë e argëtimit gjatë tre dekadave të fundit, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, e nominuara pesë herë Lizzo ka rrëmbyer çmimin “The People’s Champio” për ndikimin e saj në muzikë dhe televizion, si dhe përkushtimin për të mbrojtur diversitetin, teksa Shania Twain mori trofeun e “The Music Icon”.

Nikoqir i mbrëmjes edhe kësaj radhe ishte Kenan Thompson , i cili ishte gjithashtu i nominuar për punën e tij në “Saturday Night Live”.

Më poshtë gjeni listën e fituesve në edicionin e sivjetmë të “People’s Choice Awards 2022”.

Çmimi i Ikonës së Muzikës – Shania Twain

 

Çmimi i ikonës së ‘People’s’ – Ryan Reynolds

 

Çmimi për filmin më të mirë në 2022 – “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”

 

Çmimi për komedinë më të mirë 2022 – “The Adam Project”

 

Çmimi për filmin aksion më të mirë – “Top Gun: Maverick”

 

Drama e vitit – “Don’t Worry Darling”

 

Çmimi për aktorin mashkull më të mirë – Chris Hemsworth, “Thor: Love and Thunder”

 

Çmimi për aktoren femër më të mirë – Elizabeth Olsen, “Doctor Strange in the Multiverse of Madness”

 

Shfaqja më e mirë për vitin 2022 – “Stranger Things”

 

Drama më e mirë – “Grey’s Anatomy”

 

Shfaqja më e mirë në zhanrin komedi – “Never Have I Ever”

 

Shfaqja më e mirë televizive – “The Kardashians”

 

Kompeticioni më i mirë muzikor për vitin 2022 – “The Voice”

 

‘Talk show’ më i mirë për 2022 – “The Kelly Clarkson Show”

Artisti i vitit mashkull për 2022 – Harry Styles

 

Artistja e vitit femër për 2022 – Taylor Swift

 

Grupi i vitit për 2022 – BTS

 

Kënga e vitit – “About Damn Time” – Lizzo

 

Albumi i vitit – “Midnights” – Taylor Swift

 

Artisti i zhanrit ‘country’ më i mirë – Carrie Underwood

 

Artistja latine më i mirë – Becky G

Videoja muzikore për vitin 2022 – “Anti-Hero” – Taylor Swift

 

Ylli i rrjeteve sociale për 2022 – Selena Gomez

 

‘Podcast’-i më i mirë për 2022 – “Archetypes”.

lajme të ngjashme