Lirohet nga burgu Sabit Geci (VIDEO) NULL NULL 06/10/2015 06/10/2015 Një vendim i Ministrisë së Drejtësisë e ka lënë të lirë për 3 muaj Sabit Gecin. Të pakten për këtë kohë sa vuajtja e dënimit prej 15 vitesh i është pezulluar, ai do të mund të hyjë lirshëm në shtëpinë e tij. Këtë gjë të dënuarit për krime lufte, i’a ka rekomanduar edhe një komision të mjekëve profesional, e që është aprovuar nga ministria. E sëmundjet e plagët që e mundojnë janë të shumta. Gjith këto mjekime Geci thotë se nuk do të mund të kryhen për tre muaj. Por, pavarëshisht kësaj thotë se në cdo kohë kur i kërkohet do të kthehet në Kosovë. E në kohën kur ky po lirohet nga grilat, prapa tyre janë futur dy bijtë e tij që që para dy javësh u përleshen me disa aktivist të Vetëvendosjes. Kjo, sipas Gecit, është padrejtësi. Por, pavarësisht kësaj qasje të drejtësisë, Geci nuk ka qëndrim kundër Gjykatës Speciale. Kronikë nga Dibran Istrefi.