Lirohet lideri opozitar rus, Alexei Navalny NULL NULL 28.01.2018 22:31 28.01.2018 22:31 Lideri i opozitës ruse, Alexey Navalny, është liruar pasi u arrestua sot pasi iu bashkua turmës së protestuesve në kryeqytetin rus, transmeton Klan Kosova. Avokati i tij, tha para mediave se ai ishte liruar por do të duhet të paraqitet në gjykatë në një datë të mëvonshme dhe pastaj mund të përballet me akuza. Përkundër arrestimit të tij, Navalny më herët i kishte bërë thirrje protestuesve që të vazhdonin protestat.