Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lirohet futbollisti i kidnapuar meksikan

NULL NULL
30.05.2016 09:22

Futbollisti meksikan Alan Pulido, që ishte kidnapuar në veri-lindje të Meksikës të dielën, është liruar, bëjnë me dije autoritetet raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Pulido 25 vjeçar, ishte kidnapuar në afërsi të Ciudad Victoria pasi ishte larguar nga një festë.

Autoritetet meksikane kanë deklaruar se ai është gjetur shëndosh e mirë. Në fotografitë që po qarkullojnë nëpër mediat meksikane, ai shihet me duar të fashuara.

Sulmuesi luan për ekipin grek Olympiakos dhe ka bërë disa herë paraqitje për ekipin kombëtar të Meksikës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.