Lirohen të miturit që vendosën pamfleta në veri me foto të terroristit të Banjskës NULL NULL 07.07.2024 21:40 07.07.2024 21:40 Lirohen të miturit që vendosen pamfleta në veri me foto të terroristit të Banjskës Pesë të mitur ishin arrestuar nga policia nën dyshimin se vendosën pamfleta në veri me fotografinë e njërit nga terroristët të Banjskës. Ata dyshohet se kanë kryer vepren penale “Nxitje të urrejtjes”. Pas intervistimit, ata janë liruar në procedurë të rregullt. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Mbrëmë rreth orës 01.00 në mëngjes, një person është has duke ngjit disa pamflete që pas verifikimit ka sjell deri tek inicimi i rastit nxitje e urrejtes. Ky person me urdhër të Prokurorit është ndaluar dhe deri tani janë identifiku edhe katër persona të tjerë. Që të katër personat e tjerë janë intervistuar dhe tek shumica nga ta janë gjetë prova materiale që e mbështesin vepren nxitje e urrejtjes”, tha Elashni. “Pas intervistimit edhe të personit të fundit që të gjithë janë liruar në procedurë të rregullt duke përfshirë edhe personin e parë i cili ishte ndaluar sot në orët e hershme të mëngjesit. Të gjithë personat e identifikuar apo të intervistuar (duke përfshirë edhe të ndaluarin) janë të mitur”, theksoi Elshani. Lidhur me rastin gjatë ditës kishte raportuar Klankosova.tv Arrestohet i mituri në veri për nxitje të urrejtjes, vendosi pamflete me foton e njërit prej terroristëve të Banjskës