Lirohen nga paraburgimi tre të miturit për dhunimin e 11-vjeçares NULL NULL 03.05.2023 18:27 03.05.2023 18:27 POLICIA E KOSOVËS Tre të miturit e dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për dhunimin e 11-vjeçares me 25 vjet burgim së bashku, janë liruar nga paraburgimi. Këtë vendim këtë të mërkurë e ka marrë Gjykata Supreme, siç raporton “Nacionale”. Sipas aktgjykimit të fundit nga Supremja, thuhet se të miturit G.R, G.J dhe Xh.S lirohen për t’u mbrojtur në liri. “Me aprovimin e kërkesave për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të mitur: G.J, XH.S, e sipas detyrës zyrtare edhe për të miturin G.R, ndryshohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për të Mitur, i datës 24.02.2023 dhe aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës, i datës 27.03.2023, ashtu që të miturve, G.J, Xh.S, G.R, iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njejtëve pas dorëzimit të aktgjykimit lirohet për t’u mbrojtur në liri”, thuhet në Aktgjykimin e Gjykatës më të lartë të gjyqësorit. Rrjedhimisht, deri në një aktgjykim të formës së prerë, tre të miturit do të mbrohen në liri, kjo sepse nga Supremja është pranuar “mbrojtja e ligjshmërisë”. Vendimi i sotëm i Supremes nuk e afekton edhe të dënuarin tjetër në këtë rast, i cili nuk është i mitur e që është Ekrem Rexhepi, i cili u dënua me 15 vjet burgim. Kurse tre të miturit tjerë të dyshuar për këtë rast ishin dënuar me 25 vjet burgim së bashku – G.R me 9 vjet burg, dhe G.J dhe Xh.S me nga 8 vjet burg secili. Në këtë rast i akuzuar ishte edhe Shkëlqim Kameri, mirëpo i njëjti është liruar në mungesë të provave për veprën penale “Shërbime Seksuale të viktimës së trafikimit”. I akuzuari Ekrem Rexhepi është shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe ndaj tij është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 15 vjetëve, në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 4 orë më parë