Lirohen ekipet e arrestuara të Kohës Ditore dhe RTK-së NULL NULL 10.05.2015 18:55 10.05.2015 18:55 Gazetari i “Kohës Ditore”, Fitim Gashi dhe shoferi i kësaj gazete Ilir Hamiti, të cilët ishin arrestuar më herët, janë liruar. Ata u arrestuan nga policia e Maqedonisë dhe ishin mbajtur në stacionin e policisë për më shumë se një orë. Lirimi i tyre siç raporton Koha.net, është bërë edhe falë intervenimit të Ambasadës së Kosovës në Maqedoni. Në Kumanovë, gjatë ditës ishin arrestuar edhe ekipi i gazetarëve të Radio Televizionit të Kosovës, të cilët ishin liruar pas katër orë mbajtjeje. Këtë e ka konfirmuar edhe vet gazetari Besart Galica, nëpërmjet rrjetit social facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 51 minuta më parë