Lirohen 10 veteranët e UÇK-së NULL NULL 08.08.2015 18:55 08.08.2015 18:55 Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi. Ai thotë se do të vazhdojnë protestën deri në realizimin e qëllimeve dhe të drejtave të veteranëve. 10 veteranët e UÇK-së, të ndaluar ditën e premte gjatë protestës para godinës së qeverisë së Kosovës, janë lënë të lirë. Lajmin e konfirmoi për Top Channel përmes telefonit kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së Xhevdet Qeriqi. Qeriqi ishte vetë mes personave të ndaluar. Ai tha se pasi kanë përfunduar orët e paraburgimit, Prokuroria i ka liruar me procedurë të rregullt. I pyetur nëse do të vazhdojnë protestat, Qeriqi shtoi se do të protestojnë deri në realizimin e qëllimeve dhe të drejtave të veteranëve që u takojnë me ligj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Mandati i KFOR-it, vetëm si reagues i tretë – nuk bëhet fjalë për marrje të kompetencave 16 orë më parë