Lirimi i Ramush Haradinajt në mediat serbe (FOTO) NULL NULL 27.04.2017 10:36 27.04.2017 10:36 Autoritetet franceze sot liruan kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinajt. Lajmi për lirimin e tij ishte në ballinat e të gjitha mediave serbe të cilat të cilat vendimin për lirimin e tij e kanë cilësuar si të padrejtë. “Kurir” në lajmin e tij për lirimin e kreut të AAK-së shkruan: “Gjakësori Haradinaj në liri”. “Gjykata në Colmar ka refuzuar kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi dhe Haradinaj është i lirë”, njofton Klan Kosova. Ndërkaq, “Novosti” për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës shkruan: “Vendim i turpshëm i gjykatës: Haradinaj i lirë”. Kurse gazeta tjetër serbe “Informer” thotë: “Nuk ka drejtësi – Refuzohet kërkesa e Serbisë”. Edhe “Politika” ka raportuar për këtë lajm: “Gjykata në Colmar refuzoi kërkësën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi”. Ky medium duke iu referuar burimeve të saj poashtu se Qeveria e Serbisë do të caktojë një takim urgjent të Qeverisë ku temë e takimit pritet të jetë lirimi i kreut të AAK-së. Për këtë lajm kanë raportuar edhe portalet “Blic-i dhe “B92”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 14 orë më parë