Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lirimi i bujshëm i Agim Rexhepit, Gjykata jep sqarimin – e ‘gjuan topin’ te Prokuroria

NULL NULL
17.06.2025 19:45

Lirimi me dorëzani i Agim Rexhepit, për të cilin raportoi ekskluzivisht Klankosova.tv, e i cili dyshohet për shitblerje dhe shpërndarje të narkotikëve, ka bërë bujë sot në media.

I njëjti u lirua me dorëzani në vlerë prej 50 mijë euro, e vetëm disa orë më vonë u arrestua si i dyshuar në operacionin “Qielli i Thyer”.

Në lidhje me lirimin e tij, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka hedhur topin te Prokuroria Themelore, duke thënë për Klankosova.tv se gjyqtari i procedurës paraprake ka marrë aktvendim duke “aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit, të pandehurit A.R. i është zëvendësuar me masën e dorëzanisë”.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë në çështjen penale kundër të pandehurit A.R. i dyshuar për veprën penale ‘Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’ dhe veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës ka marr Aktvendim duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A.R. i është zëvendësuar me masën e dorëzanisë”.

“Obligohet i pandehuri A.R. që në emër të dorëzanisë të deponoj shumën në vlerë prej (pesëdhjetë mijë) 50.000 euro, në arkë të gjykatës. Nga gjyqtari i procedurës paraprake në këtë çështje penale jemi informuar se deri më tani, i njëjti nuk ka pranuar ankesë kundër këtij vendimi nga Prokuroria Themelore Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e gjykatës për Klankosova.tv.

Pas lirimit me dorëzani, burime të Klankosova.tv kanë bërë me dije se Rexhepi është kapur diku në rrugë nga Policia dhe kësaj radhe dyshohet se është i përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të komunikimeve përmes platformës “SKY ECC”, e njohur për organizimin e aktiviteteve kriminale.

Një gjë e tillë është konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta, e cila tha se Rexhepi u arrestua pas hetimeve në kuadër të rastit “Qielli i Thyer”. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.