Liria pas një sezoni bie në Ligën e Parë NULL NULL 20.04.2024 18:21 20.04.2024 18:21 Liria me barazimin e sotëm pa gola ndaj Dukagjinit, ka rënë edhe zyrtarisht në Ligën e Parë. Prizrenasit pas 30 ndeshjeve kanë grumbulluar vetëm 11 pikë, duke korrur vetëm një fitore, tetë barazime dhe 21 humbje. “Arpagjikët” u inkuadruan në Superligë në sezonin e shkuar, por gjashtë xhiro pa përfunduar kampanja kanë rënë në Ligën e Parë. Përndryshe, Dukagjini pas barazimit mbetet në vendin e gjashtë me 38 pikë.