Liria e Berlinit do të luajë në Bundesligën e futsallit (VIDEO) NULL NULL nga Endrit Zogaj 16.05.2023 20:56 nga Endrit Zogaj 16.05.2023 20:56 Liria e Berlindit shkroi histori në futsallin gjerman. Liria Berlin, skuadra e mërgatës kosovare, e ka shkruar historinë duke u promovuar në garën më të fortë të futsallit në Gjermani, në Bundesliga. Zyrtarisht, inkuadrimin në elitën e futsallit gjerman e festuan të dielën kur Liria fitoi bindshëm ndaj Sparta Hamburg 6-1. Anëtari i kryesisë së klubit, Sadik Murseli, tregon sektretin e suksesit të Lirisë. “Nuk ka qenë aspak e lehtë të arrihet ky sukses. Çelësi i suksesit të klubit tone është puna, diciplina dhe përkushtimi i madh në punë”, tha Murseli për Klankosova. Liria Berlin është ekipi i vetëm shqiptar në futsall në shtetin e Gjermanisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.