Liria do ia mësyjë Podujevës me 20 autobus, ua siguron tifozëve biletat e tribunës jugore NULL NULL 02.06.2023 19:07 02.06.2023 19:07 Klub i Futbollit, Liria ka njoftuar se ka siguruar të gjitha biletat e tribunës jugore të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku do të zhvillohet ndeshja e barazhit. Klubi prizrenas, ka thënë se këto bileta do të shpërndahen falas. “Me bileta do të pajiseni të dielën tek qendra sportive ” Sezair Surroi “.në Prizren”. “Nga aty, edhe do të bëhet nisja në mënyrë të organizuar së bashku me ARPAGJIK’T (biletat do të shpërndahen nga persona të autorizuar nga KF LIRIA, ARPAGJIK’T)”. “Nisja bëhet nga Qendra Sportive në ora 11:30”. “Me këtë rast janë siguruar 20-të autobus, që do të bëjnë transportin për në Podujevë”. Ndeshja mes Lirisë dhe Ferizajt do të zhvillohet të dielën, duke filluar nga ora 15:00. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Matip i pafat, shënon autogol në minutat shtesë të takimit për t’i dhënë fitoren Tottenhamit 2 days