Lionel Messi është magjik NULL NULL 18.05.2015 09:06 18.05.2015 09:06 Diego Simeonen, trajner i Atletico Madrid-it, tha se ata humbën nga Barcelona për shkak të një momenti magjie nga Lionel Messi. Për trajnerin e Atletico Madrid, Diego Simeonen, ishte një moment gjenialiteti nga Lionel Messi ajo që e vendosi lojën, duke e bërë Barcelonën fituese të ndeshjes dhe kampione të këtij sezoni. Messi në minutën e 65 dërgoi në epërsi 1 me 0 Barcelonën, çka mjaftoi për fitoren e katalunasve në Vicente Calderon dhe rikthimin e titullit në Camp Nou. “Para së gjithash dua të uroj kampionët e ri”, tha Simeone në konferencë për media, transmeton Klan Kosova. “Ne e humbëm këtë ndeshje për shkak të një momentin magjie prodhuar nga Messi”. “Gjithsesi Barcelona e kanë fituar këtë titull me plotë meritë, me siguri së është i bukur për ta ky rikthim i titullit.”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.