Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Linja ajrore vazhdon të ngatërrojë gruan 101-vjeçare me një fëmijë

NULL NULL
28.04.2024 09:12

Një grua 101-vjeçare vazhdon të ngatërrohet me një fëmijë për shkak të një gabimi me sistemin e rezervimeve të një linje ajrore.

Problemi ndodh sepse sistemet e American Airlines me sa duket nuk mund të llogarisin që gruaja ka lindur në vitin 1922 dhe jo në 2022, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Pra sistemi kompjuterik i aeroportit nuk është në gjendje të përpunojë një datë lindjeje deri në 100 vjet më parë.

Ish-infermierja, e cila fluturon çdo vit për të parë familjen dhe për t’i shpëtuar dimrave të ftohtë, thotë se në të dyja rastet stafi i American Airlines ishte i sjellshëm dhe i dobishëm, pavarësisht nga konfuzioni.

lajme të ngjashme