Lindjen e Mesme mëngjesi e gjeti me sulmet e Izraelit ndaj Iranit NULL NULL 13.06.2025 16:39 13.06.2025 16:39 Mëngjesi i sotëm në Lindjen e Mesme nisi me sulme të Izraelit ndaj Iranit. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka konfirmuar se Izraeli ka goditur objektivat bërthamore në Iran, duke bërë të ditur se operacioni do të vazhdojë për shumë ditë. Sipas tij, Irani kishte një program për të zhvilluar armë bërthamore, duke paraqitur një rrezik të qartë dhe të pranishëm për vetë mbijetesën e Izraelit. Në Izrael, banorët u zgjuan nga sirenat e sulmeve ajrore pothuajse në të njëjtën kohë dhe morën alarme telefonike emergjente. Ushtria izraelite tha se kishte goditur “dhjetëra objektiva ushtarake, duke përfshirë objektiva bërthamore në zona të ndryshme të Iranit”. Ndërsa orë më vonë, kreu i agjencisë globale mbikëqyrëse bërthamore konfirmoi se vendi kryesor i pasurimit bërthamor të Iranit në Natanz u godit nga sulmet izraelite në orët e para të së premtes. Në një postim në X, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se po “monitoronte nga afër situatën thellësisht shqetësuese në Iran”, shkruan BBC, transmeton Klanksova.tv. Një zëdhënës i forcave të armatosura të Iranit ka thënë se SHBA-të dhe Izraeli do të paguajnë një “çmim të rëndë” për sulmet, sipas Reuters. “Forcat e armatosura me siguri do t’i përgjigjen këtij sulmi sionist”, tha zëdhënësi iranian, Abolfazl Shekarchi. Forcat izraelite kanë vrarë tre ‘kokat’ e ushtrisë së Teheranit, prej tyre është komandanti i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Gjeneralmajor Hossein Salami ishte një nga njerëzit më të fuqishëm në Iran, duke raportuar drejtpërdrejt te Udhëheqësi Suprem, Ajatollah Ali Khamenei. Tjetri është Mohammad Bagheri, i cili shërbente si shefi i shtabit të ushtrisë iraniane, e cila thuhet se përbëhet nga më shumë se 500,000 trupa aktive. Po ashtu, u vra edhe Ali Shamkhani, një nga ndihmësit më të afërt të Ajatollah Khameneit dhe përfaqësoi Teheranin në bisedimet që çuan në marrëveshjen historike për rikthimin e marrëdhënieve diplomatike me Arabinë Saudite. Për të gjitha zhvillimet ka reaguar edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili i ka bërë thirrje Iranit që të arrijë një marrëveshje për programin e tij bërthamor, duke deklaruar se “i ka dhënë Teheranit shans pas shansi”. Bisedimet mes ShBA-së dhe Iranit për një marrëveshje pritet të hyjnë në raundin e gjashtë këtë të diel. Trumpi deklaroi gjithashtu se ishte në dijeni për planet e Izraelit përpara se të ndërmerrte sulmet ajrore gjatë natës, por theksoi se ushtria amerikane nuk kishte asnjë rol në këtë operacion. Kurse, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të premten për të diskutuar situatën e fundit me sulmet e Izraelit mbi Iranin, kanë thënë diplomatët. Takimi mbahet me kërkesën e Teheranit. E ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael ka këshilluar të gjithë qytetarët e Kosovës që ndodhen atje të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në vende të sigurta, transmeton Klankosova.tv Luten të gjithë që të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Komandës së Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit, të cilat gjenden në linkun: https://www.oref.org.il/eng Për çdo pyetje apo nevojë për ndihmë, mund të kontaktoni Ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael në numrin: +972 (0) 586 340 450./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet një person në Ferizaj, pasi kanosi dëshmitarin dhe prokurorin e shtetit 38 minuta më parë