Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Limaj thotë se Drenica po i jep mbështetje në projektin e tij

NULL NULL
13.01.2021 23:02

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vazhduar takimet me bashkëluftëtarë dhe përkrahës të Nismës Socialdemokrate.

Limaj thotë se sonte ka marrë mbështetje për projektin e tij në mbrojtje tē vlerave kombëtare në Llapushnik të Drenasit dhe Rud të Malishevës, përcjellë Klan Kosova.

Postimi i plotë:

”Me Llapushën e Drenicën vlerat kombëtare i mbrojmë më lehtë! Projektit tonë politik për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare sonte i dhanë mbështetje të madhe bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë në Llapushnik të Drenasit dhe në Panorc e Rud të Malishevës. Strukturat tona në këto lokalitete u zotuan që këtë frymë patriotike më mbështet fuqishëm në mënyrë që të mos lejohet të bëhet dëm i pariparushëm për vendin”.

”Njerëzit e mirë anekënd Kosovës po bashkohen rreth këtij projekti si të domosdoshëm për vendin dhe i cili nuk lejon cenimin e vlerave tona kombëtare. Me bashkëluftëtarët e UÇK-së dhe strukturat tona në këto zona do të jemi edhe më të fuqishëm për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.