Limaj: Rezultati i ndeshjes s’ka rëndësi NULL NULL 13/11/2015 13/11/2015 Lideri i NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, është shprehur se për të s’ka rëndësi rezultati i ndeshjes në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai në profilin e tij në Faceobok ka shkruar se organizimi i kësaj ndeshjeje është mirënjohja më e mirë që po u bëhet lojtarëve të Kombëtares Shqiptare pasi ata e siguruan kualifikimin për në kampionatin europian të futbollit që do të mbahet në Francë në vitin 2016. “Ndeshja e sotme mes futbollistëve të Kombëtares Shqiptare dhe përfaqësueses së Kosovës është falënderimi dhe mirënjohja më e mirë që po i bëhet suksesit të djemve të Kombëtares sonë për në EURO 2016. Në këtë ndeshje, vetëm rezultati s’ka fare rëndësi”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Kosova Nikaj: Kurti këndej ha shtalba, këndej flet për luftë, por me rrymën nuk merret (VIDEO) 15/08/2022