Limaj reagon pas vdekjes së dy qytetarëve nga COVID-19: Lutem të jenë viktimat e fundit nga ky virus NULL NULL 06.04.2020 13:34 06.04.2020 13:34 Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se e ka pikëlluar lajmi për vdekjen e dy qytetarëve të Kosovës të prekur nga COVID-19. Kreu i Nismës i ka shprehur ngushëllime familjeve nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit. “Lutem që të jenë viktimat e fundit nga ky virus vdekjeprurës”. Postimi i plotë i Limajt: Me pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e dy qytetarëve tanë të prekur me COVID- 19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve nga Prishtina dhe Korisha e Prizrenit. Lutem që të jenë viktimat e fundit nga ky virus vdekjeprurës. Bëj thirrje të gjithëve që ta marrin më me seriozitet situatën dhe të respektojnë në maksimum udhëzimet e institucioneve shëndetësore dhe jo vetëm. #RriN’shpi