Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Limaj: Protesta “Drejtësi, jo politikë” ishte betim se sakrifica e luftës s’mund të njolloset

NULL NULL
17.02.2026 17:46

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ishte pjesë e marshit “Drejtësi, jo politikë” në sheshin “Skenderbeu”, në kërkim të drejtësisë për çlirimtarët që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook ku ka shpërndarë disa fotografi nga protesta, ai thotë se lufta e UÇK-së ishte e pastër, e drejtë dhe çlirimtare, andaj marshi, siç u shpreh, nuk ishte veç tubim, por betim se sakrifica e luftës nuk mund të njolloset.

Limaj tutje shprehet se ata çdo ditë që katërshja mbahet larg familjeve dhe atdheut, është padrejtësi ndaj historisë dhe ndaj vetë të vërtetës, raporton Klankosova.tv.

Postimi i plotë:

lajme të ngjashme