Limaj për Kurtin: E bëri gjithë atë fushatë, nuk është në gjendje me u ul me bisedu për ndërtimin e Qeverisë NULL NULL 21.06.2025 10:38 21.06.2025 10:38 Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur para tentimit të 35-të të konstituimit të Kuvendit. Limaj tha se sot nuk pret ndryshime, për faktin se nuk ka pasur ndonjë lëvizje. Derisa tha se për tre muaj kishte qenë njeriu më i sulmuar në vend, pasi tha se kishte kërkuar gjënë më normale që duhet ta kërkojë një politikan, bisedimin. Ai shtoi se “në botë armiqtë bisedojnë me njëri – tjetrin”. “Jo nuk pres për faktin që nuk ka pasë ndonjë lëvizje. E kemi obligim si deputet me ardhë, me përmbush obligimin ligjor me shpresën që rrugët politike të kuptojnë peshën dhe rëndësinë. Është e habitshme çka po ndodh tash e sa muaj”. “Me u zgjedh, me kërku me bë vendin më mirë, me bë gjithë atë fushatë, mos me kanë në gjendje me u ul e me ndërtu Qeverinë e parlamentin e institucionet, në kohën kur bota është rrezuar, me gjithë ato probleme ekonomike e politike, me problemet e sigurisë”, tha Limaj, transmeton Klankosova.tv Limaj ndër tjerash tha se me këtë situatë po rrezikohet siguria e Kosovës. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 33 minuta më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 2 orë më parë