Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Limaj: Më pak u fol për temën kryesore, i ftova për gjetjen e zgjidhjes

NULL NULL
28.06.2025 19:05

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, e ka mirëpritur takimin mes liderëve politikë rreth zgjidhjes së krizës politike, por tha se më pak u fol për temën kryesore, e që është zgjidhja e kësaj krize.

Ai para mediave tha se takimi më tepër ka shkuar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve të secilit se si e shohim aktgykimin e Gjykatës Kushtetuese, njofton Klankosova.tv.

“Një tryezë politike e partive politike që janë këtu në parlament e sidomos partive me shumicë shqiptare, është e domosdoshme për të gjetur zgjidhje që do të çonte në konstituimin e institucioneve të Kosovës”, ka thënë Limaj në konferencë për media, përcjell Klankosova.tv,

“Pas tre muajsh erdhëm deri te një takim i tillë dhe sot ky takim më tepër ka shkuar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve të secilit se si e shohim aktgykimin e Gjykatës Kushtetuese, e më pak është folur për atë që besoj unë është tema kryesore”.

“Kriza politike si këto zgjidhen me marrëveshje politike, edhe aktgjykimi i Gjykateës Kushtetuese ka bërë këtë udhëzim, dhe ata që kanë pritur se aktygjykimi do të zgjidhë krizën politike, nuk e njohin mirë funksionimin e gjykatave, në këtë rast Gjykatën Kushtetuese dhe vetë sistemin kushtetues”.

“Takimi si takim për mendimin tim është gjë e mirë që ka ndodhur. Pres të ndodhin edhe takime të tjera. Natyrisht, takimi i parë është gjithmonë më i vështirë derisa të njihen pozicionet politike”.

“Unë mendova që të jap kontributin tim për t’u kthyer në esencën e asaj që e presin qytetarët e Kosovës. I ftova të gjithë drejtuesit aty që të fokusohemi në marrëveshje politike, e cila menjëherë zgjidh krizën”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.