Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Limaj: Me pas ndodh ne që ta refuzojmë kryeprokurorin, ish kallë Kosova

NULL NULL
21.01.2025 18:52
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj.
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Numri dy i koalicionit AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal, Fatmir Limaj, ka folur për mos shkuarjen e kryeministrit Albin Kurti, para prokurorisë që të dëshmojë për Rezervat Shtetërore.

Haradinaj tha se po jetojnë në një vend ku kryeministri nuk shkon t’i përgjigjet prokurorit dhe sipas tij, po t’i ndodhte kjo atij “e di çka do të më bënin mua, zjarrin ia kishin futur në qendër të Prishtinës.

“Me pas ndodh ne që ta refuzojmë kryeprokurorin, po ish kallë Kosova. Sot, kryeministri i vendit bën hajgare me Prokurorinë e shtetit, ai që ka premtuar që do t’i çkap”.

“Imagjinoje një vrasës potencial, çfarë mesazhi po i çon kryeministri, edhe ai thotë se s’po shkon te prokurori”, tha Limaj në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, Limaj foli edhe për ekonominë, ku tha se ai është pro modelit ekonomik të Partneritetit Publiko-Privat.

“Përmes një partneriteti publiko-privat ka shumë sektorë të ekonomisë ku ne mund ta kthejmë fuqishëm ekonominë e vendit”.

“Edhe te Trepça duhet të futet modeli i partneritetit publiko-privat për ta rikthyer ekonominë e Kosovës në funksion sepse ka dalë. Trepça dhe KEK-u. Ne duhet të investojmë në rinovimin e kapaciteteve energjetike, ato që janë të rinovohen dhe të ndërtohen kapacitete të tjera energjetike”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.