Limaj: Me një takim gjërat nuk zgjidhen, në shumë drejtime kemi një këndvështrim me Abdixhikun NULL NULL 19.06.2025 10:14 19.06.2025 10:14 Pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, kreu i Nismës, Fatmir Limaj, ka pohuar se është takuar me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe se takimi ishte jashtëzakonisht i mirë. Po, jam takuar, kemi biseduar të gjitha temat, kemi pasur një bisedë shterruese dhe mund të them që ka qenë një takim jashtëzakonisht i mirë. Të gjitha temat që e preokupojnë Kosovën, zhvillimet në Kosovë, prej zhvillimeve politike, ekonomike, rajonale… e rëndësishme është që në shumë drejtime kemi një këndvështrim dhe e rëndësishme që po ndodhin gjithë takimet. E rëndësishme është që do të vazhdojmë të takohemi… po ka qenë edhe kjo temë interesante. Kemi biseduar (për qeverinë e unitetit), besoj që edhe në ditët në vijim do të takohemi”, tha ai./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Mbi 300 mijë euro të hyra, KQZ-ja tregon edhe sa shpenzoi AAK-ja gjatë 2024-ës 27 minuta më parë
Kosova Hasani: Kurti dhe kabineti i tij janë uzurpues të pushtetit prej kur janë betuar si deputetë (VIDEO) 18 orë më parë
Kosova Abazi: Nëse është gëzuar dikush më së shumti për Gjykatën Speciale është vetë Kurti (VIDEO) 21 orë më parë