Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Limaj: Grenell tregoi qartë se çka pret administrata amerikane nga institucionet e reja

NULL NULL
27.03.2020 22:40

Kreu i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se ishte mjaft i qartë mesazhi i Emisarit special amerikan Richard Grenell.

Limaj thekson se pas kësaj klasa politike e palës kosovare duhet të shpreh përkushtim dhe zotim për të mundësuar përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi, njofton Klan Kosova.

”Mesazhi i ambasadorit Grenell ishte i qartë dhe konkret për angazhimet e politikës amerikane në drejtim të Kosovës dhe po ashtu e bëri të qartë se çka pret administrata amerikane nga institucionet e reja dhe drejtuesit politikë të Kosovës për të ruajtur e thelluar marrëdhëniet strategjike mes nesh.

Ne duhet të shprehim zotim, përkushtim dhe koordinim në agjendën e përbashkët për t’i dhënë mundësi përmbylljes së dialogut Kosovë – Serbi, si dhe për t’i dhënë një perspektivë ekonomike e politike Kosovës dhe rajonit drejt integrimeve euroatlantike ????”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.