Ligji për Maturën Shtetërore merr votat e mjaftueshme në Kuvend NULL NULL 23.04.2026 14:10 23.04.2026 14:10 Projektligji për Provimin e Maturës Shtetërore ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar në Parlament. 66 të zgjedhur të popullit votuan për, ndërsa asnjë nuk votoi kundër apo abstenuan, transmeton Klankosova.tv. Por, shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu deklaroi se projektligji ka disa mangësi, megjithatë, ajo përkrahu të njëjtin.