Ligji për kriptovaluta u premtua vjet, s’është kurrkah (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 21.08.2022 20:32 nga Flamur Gajtani 21.08.2022 20:32 Vënia nën kontroll e kriptovalutave me një ligj ishte pritur mirë vitin e kaluar. Por hartimi i tij, që nisi këtë fillim vit, po çalon në disa pika për çka përdoruesit e njohësit e parasë digjitale kanë vërejtjet e tyre për këtë projektligj. Sipas tyre, marzha e tatimit në fitim, për ata që tregtojnë me to, duhet të caktohet pas diskutimeve, meqë nga paralajmërimet kjo do të kundërshtohet. Por rregullorja që do t’i mbikëqyrë edhe ‘këmbimoret’ e ata që mihin kriptovaluta, aktualisht ka edhe gabime në përkthim. E kryesuesja e grupit punues Mimoza Kusari Lila, tha se projektligji është ende në fazën e draftimit dhe deri te versioni final duhen akoma përmirësime. Pas kësaj, meqë kuvendi është në pushim, gjatë tetorit nisma ligjore fillon shqyrtimet në dy lexime, sikur të gjitha projektligjet e tjera.