Ligji kosovar nuk cenon Kishën Ortodokse Serbe (VIDEO) NULL NULL 10.01.2020 20:21 10.01.2020 20:21 Përditshmëria e qyteteve të Malit të Zi, të enjten erdhi edhe në Kosovë. Qindra persona të organizuar nga Kisha Ortodokse serbe në Graçanicë marshuan në mbështetje të bashkëkombasve të tyre në Mal të Zi, të cilët po kundërshtojnë një Ligj. Bëhet fjalë për dokumentin e miratuar nga Kuvendi malazez për liritë fetare, Ligj që ka dridhur raportet serbo-malazeze. Liderët në Beograd thonë se së shpejti edhe në Prishtinë , autoritetet e këtushme do e miratojnë një ligj për liritë fetare, i rrezikshëm për serbët dhe Kishën e tyre. Në fakt në legjislaturën e gjashtë , Ligji kosovar për Liritë fetare, ishte miratuar në lexim të parë, por s’kishte arritur kurrë të shkojë në atë të dytin. Dokumenti kishte mbetur në amendamentin në Komisionin për të drejtat e njeriut, e sipas kryetares së atëhershme, Duda Balje, Lista serbe bllokoi gjithçka. Kronikë e përgatitur nga gazetari Besnik Tahiri. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025