Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ligji i Punës: Shoqëria civile hatërohet në ministrin Murati (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 07.04.2024 20:48
Foto nga kronika e lajmeve

Mosmbajtja e premtimit nga shefi i kuletës së shtetit i hatëroi në këtë fillimvit.

Si rrjedhojë 9 organizata joqeveritare i dërguan letër të hapur ministrit të Financave e Punës Hekuran Murati e kryeministrit Albin Kurti, për mos futjen në planin legjislativ të këtij viti Ligjin e Punës, njofton Klankosova.tv.

Shoqëria civile ka dhënë edhe propozimet e tyre, në takimin që patën me qeveritarët fundin e 2023. Por kompanitë private sipas OJQ-ve qalojnë edhe në të tjera fusha, që ligji i ri duhet t`i përfshijë.

Zmbrapsja e ekzekutivit në nismat ligjore si këto, nuk po i sheh si risi më opozita.

OJQ-të për mosfutjen e projektligjit në agjendë të Kuvendit nuk kanë marrë përgjigje nga dikasteri qeveritar, ashtu si edhe Klani që nga e enjtja ka dërguar pyetje në Ministrinë e Financave, Punës e Transfereve.

lajme të ngjashme