Liga Unike, Final 4 në Vlorë, gati për spektakël NULL NULL 13.03.2023 14:41 13.03.2023 14:41 Në qytetin e bukur dhe historik të shqiptarëve është koha për spektaklin e basketbollit të femrave. Katër skuadrat më të mira të Shqipërisë dhe Kosovës do të garojnë për trofeun e çmuar më 15 e 16 mars. Final 4 i Ligës Unike të Femrave do të organizohet në qytetin e Vlorës nga Flamurtari. Nga Shqipëria do të garojë edhe Partizani, kurse nga Kosova janë Bashkimi dhe Prishtina. Klubi vlonjat është kampion i Shqipërisë dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare, ndërsa Prishtina është kampione e parë e kësaj gare, kurse Bashkimi së fundi fitoi Kupën e Kosovës. Kjo bën që të pritet një super garë në Vlorë. Në gjysmëfinale do të përballen Flamurtari me Prishtinën, që u renditën në vendin 2 dhe 3, derisa Bashkimi që ishte i pari do të sfidohet nga Partizani, që u rendit i katërti. Ndeshja për vendin e tretë dhe finalja e madhe do të zhvillohet të enjten. Orari 15 Mars 2023 E mërkurë 16:00 Flamurtari – Prishtina 19:00 Bashkimi – Partizani 16 Mars E enjte 16:00 Ndeshja për vendin e tretë 19:00 Ndeshja Finale *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.