Liecester shokon City-in, Vardy shënon hat-trick NULL NULL 10.12.2016 21:04 10.12.2016 21:04 Jamei Vardy ka shënuar hat-trick në fitoren e kampionëve të Liecester City-it, kundër pretendentëve të Manchester City-ti me rezultat të përgjithshëm 4-2, njofton Klan Kosova. Është kjo humbja tjetër e Pep Guardiolas, pas asaj që ia shkaktoi Chelsea e italianit Antonio Conte. Madje djelmoshave të Claudio Ranierit iu deshën vetëm pesë minuta për ta parë vetën në epërsi prej dy golash dhe më pas në 20 minutat e parë të lojës shënuan edhe një herë për të shkuar në pushim me rezultat 3-0. City arriti të shënojë dy herë në pjesën e dytë, ndërsa Liecester shënoi edhe një gol për të përmbyllur ndeshjen me fitore prej dy golash epërsi. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Djaloshi shqiptar që bëri simbolin e shqiponjës para Ronaldos: Ndjenjë shumë e mirë (VIDEO) 14/06/2025