Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lidershipi përmbyll debatin final mes kandidatëve Trump dhe Biden

NULL NULL
23.10.2020 04:45

Debati final presidencial në SHBA kaloi në kohë shtesë dhe tema e fundit e përballjes ishte lidershipi, por ishte shumë e mangët.

Pyetja e moderatores ishte se – ”Çfarë do të thoshin kandidatët në fjalën e tyre të inaugurimit për votuesit që nuk dëshironin që ata të fitonin?”, njofton Klan Kosova.

Trump tha se para virusit, ai do të dëgjonte nga njerëz nga të gjitha shtresat e jetës duke i thënë atij se sa ishte përmirësuar jeta e tyre nën presidencën e tij.

“Suksesi do të na sjellë së bashku. Ne jemi në rrugën e suksesit”, u shpreh ai.

Ndërsa “Unë do të të jap shpresë”, thotë Biden kur iu bë e njëjta pyetje.

“Ne do të zgjedhim shkencën mbi trillimin. Do të zgjedhim shpresën përpara frikës”, përfundoi Biden shkurtimisht.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.