Lideri LDK-ist i dhuron presidentes Osmani “Hyjneshën” (VIDEO) NULL NULL 08.03.2023 20:40 08.03.2023 20:40 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë dhuratë Hyjneshën në Fron, simbolin e kryeqytetit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë vizitës që e para e shtetit i bëri Komunës. Kjo dhuratë iu dha presidentes nga Rama në shenjë respekti për vizitën e saj të parë në këtë institucion si dhe për nderë të ditës së grave, 8 Marsin, raporton Klan Kosova. Osmani pas takimit me Ramën, iu drejtua sallës së Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku në seancën solemne për këtë ditë, mbajti fjalim para të pranishmëve, dhe gjatë tij kërkoi nga kryetari e gratë që të mbështesin nismën që të emërtohen sa më shumë rrugë me emra grash. Një kërkesë të tillë i pari i kryeqytetit, Përparim Rama tha se do ta përkrahë ashtu siç po bën edhe në fusha tjera, duke i subvencionuar gratë në biznes. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Tahiri, Kurtit: S’e pyete as opozitën as VV-në kur e pranove planin pa njohje reciproke e Asociacionin 2 months