Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Lideri fetar rus e kërcënon planetin (VIDEO)

NULL NULL
nga Iliri Pireva 19.01.2023 21:13

Patriarku rus, Kirill, zgjodhi ritualin e festës së Epifanisë Ortodokse për të kërcënuar kundërshtuesit e veprimeve të Rusisë.

Sipas tij, ata që dëshirojnë fundin e këtij shtetit e duan katastrofën për njerëzimin.

“Kjo dëshirë për të mposhtur Rusinë ka marrë, siç e dimë, forma shumë të rrezikshme – dhe ne po i lutemi Zotit tonë që t’u japë arsye atyre që janë të çmendur – dhe t’i bëjë ata të kuptojnë se dëshira për të shkatërruar Rusinë do të thotë fundi i botës. deklaroi”, tha Patriarku Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse.

Kjo festë e rëndësishme për rusët u festua edhe nga ushtarakët në rajonin e Moskës.

Ata u zhyten në ujin e akullt që njihet si ritual për shënimin e pagëzimit të Jezu Krishtit.

Spërkatjen me ujin që ata e quajnë të shenjtë dhe të ftohtë e praktikuan edhe ukrainasit në Mariupolin e vuajtur nga lufta.

Lutja e tyre e vetme në këtë festë është rikthimi i jetës që patën dikur.

lajme të ngjashme