Liderët kosovarë presin kryediplomatin suedez NULL NULL 20.04.2023 10:00 20.04.2023 10:00 Flamujt e Kosoves dhe Suedise Kryediplomati i Suedisë, Tobias Billstrom, do të qëndrojë këtë të enjte për vizitë zyrtare në Kosovë. Billstrom do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, nga ora 13:00 në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, njofton Klankosova.tv. Të dy kryediplomatët do të zhvillojnë një takim bilateral në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për t’i lënë vend më pas konferencës së përbashkët për media. Billstrom do të pritet nga ora 15:00 nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Presidencën e Kosovës. Ndërsa kryediplomati suedez do të pritet nga ora 15:35 nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 6 minuta më parë
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 1 day