Liderët evropianë reagojnë ndaj konfrontimit Trump-Zelensky NULL NULL 28.02.2025 20:21 28.02.2025 20:21 Udhëheqësit evropianë sapo kanë filluar t’i përgjigjen takimit të tensionuar midis Trump, Vance dhe Zelensky. Në një postim në X, kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk iu drejtua Zelenskit duke i thënë: “Ju nuk jeni vetëm”, transmeton Klankosova.tv I pyetur për konfrontimin gjatë qëndrimit në Portugali, presidenti francez, Emmanuel Macron u tha mediave franceze se Rusia është agresori dhe populli ukrainas është ai që sulmohet. Ai shton se vendet evropiane dhe aleatët e tjerë kishin të drejtë që ndihmuan Ukrainën tre vjet më parë dhe sanksionuan Rusinë dhe vazhduan ta bëjnë këtë. Macron shton se është e rëndësishme të “respektohen” ata që kanë luftuar që nga fillimi për dinjitetin e tyre, të drejtat dhe sigurinë e Evropës, transmeton Klankosova.tv