Licencohet edhe një laborator për teste PCR NULL NULL 14.09.2020 09:38 14.09.2020 09:38 Ministria e Shëndetësisë ka licencuar edhe një laborator privat për të kryer teste PCR për koronavirus. Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të MSH-së, bëhet fjalë për laboratorin “Mikrobioanaliza” në Prishtinë, i cili është i katërti që licencohet për kryerjen e këtyre llojeve të testeve për COVID-19. Ndërkaq edhe një laborator në Podujevë ka marrë licencë për kryerje të testeve serologjike, transmeton Klan Kosova.